• |
ide | kryesore

Gjykata jep vendimin për padinë e këngëtares shqiptare ndaj lojtarit të Milan

Sport



Çështja zgjidhet dhe arkivohet. Lojtari i Milan, Hakan Calhanoglu mund të ndërrojë një faqe në jetën e tij pasi gjykata e ka konsideruar një viktimë dhe jo një fajtor. Në vitin këngëtarja shqiptare me banim në Gjermani, Anita Latifi, e cila kishte marrë pjesë edhe në një spektakël talentesh, e kishte akuzuar lojtarin aktual të Milanit se e kishte rrahur dhe kërcënuar atë.

Të dy në fakt, kishin pasur një marrëdhënie, të ndërprerë menjëherë, sipas gruas, kur ajo kishte mbetur shtatzënë. Calhanoglu sipas saj e kishte detyruar ta ndërpriste shtatzaninë. Me ndihmën e një gazetari ajo i kërkoi turkut një shpërblim prej 250 mijë euro. Në realitet, Latifi nuk kishte mbetur shtatzënë.

Pas verifikimeve të kryera, gjykata e konsideroi shqiptaren fajtore për dëshmi false dhe shpifje duke e dënuar me 70 orë punë të detyruar. Para gjykatës ajo tha se Hakan e kishte goditur dhe duke e quajtur atë një mashtrues kur ai tha se kishin bërë gjithmonë seks të mbrojtur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *