• |
ide | kryesore

Olen Çezari jep performancë te statuja e Krishtit, mahnit Brazilin (Foto)

Paparazzi, Slider



Olen Çezari mahniti me interpretimin e tij me violinë në krahun e statujës gjigante të Krishtit në Rio De Zhaniero të Brazilit.

Ai interpretoi Ave Maria dhe sipas tij ky ishte një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror.

“Ave Maria në Rio” është një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror dhe meditues të zemrës sonë, Një dhomë e vogël, që ne kemi harruar madje se ekziston: dashuria e kulluar. E kulluar si dashuria e nënës për fëmijën e saj, teksa ndjek atë, eksploron botën hap pas hapi dhe ditë pas dite. Dashuria është arsyeja pse ne bëjmë shumë gjëra dhe në këtë klip, vajza e vogël po gjen një tjetër lloj dashurie, krahas asaj për nënën e saj. Ky udhëtim është pelegrinazh drejt Krishtit Shëlbyesit, me muzikën që dëgjojnë e që u vjen nga krahët e Krishtit. Vizioni i besimit dhe shpresë te muzika. Duke na përqafuar të gjithëve”- ka thënë artisti pas projektit 1 mujor në Brazil.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *