• |
ide | kryesore

Shoku i Shullazit tregon në gjykatë pse tërhiqte paratë e biznesmenit në bankë

Lajme, Të fundit



Një nga momentet që sipas biznesmenit Ylvi Beqaj provon se banda e Shullazit e gjobiti dhe i mori paratë duke i bërë presion është tërheqja e parave që kanë të pandehurit në bankë.

Në disa raste, Gilmando Dani apo të tjerë anëtarë të akuzuar të bandës thotë biznesmeni kanë shkuar në bankë për të tërhequr çeqet në emër të tij. Në seancën e kësaj të marte ishte radha e anëtarëve të bandës të jepnin versionin e tyre. Gilmando Dani pranoi se i ka tërhequr paratë në bankë, por këtë tha se e kishte bërë për t’ia kthyer sërish biznesmenit.

“Ylvi Beqjan ma prezantoi Emiljano Shullazi në shtëpinë e tij. Ylviu kërkonte ndihmë pasi ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa dhe nga burokracitë në regjistrimin e Vollgës në hipotekën e Durrësit. Beqja me kërkoi të tërheq disa çeqe në banke. I tërhoqa paratë dhe ia dhashë në dorë. Me kërkesë të tij tërhoqi çek edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela. Qyqja tërhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit”, ka deklaruar Gilmando Dani.

Në seancën e sotme mungonte Emiljano Shullazi. Tre të pandehurit e tjerë nuk dhanë pëlqim për t’u marrë në pyetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *