• |
ide | kryesore

Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dani



Gilmando Dani ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht.

Dani është një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. Ai është dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë.

Kërkesa është depozituar në gjykatën e Kavajës. Aty Dani pretendon të lirohet me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg.

“Ora News” mëson se aktualisht në gjykatën e Kavajës, janë zhvilluar dy seanca gjyqësore. Por ende trupi gjykues nuk ka dalë me një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Kërkesa po shqyrtohet në këtë gjykatë pasi Dani vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Rrogozhinë.

Dani, rezulton i dënuar me 12 vjet heqje lirie për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Sipas gjykatës Gilmando Dani,së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

Lexo më tej: Përfundon afati i izolimit, Emiljano Shullazi lë regjimin e posaçëm ‘41-biss’ 

Lexo më tej: Ankimoi në Gjykatën Kushtetuese, i dënuari Shullazi fiton çështjen 

Lexo më tej: SPAK sekuestron hotel Vollgan në Durrës, ishte në pronësi të Emiljano Shullazit 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *