• |
ide | kryesore

Zhduket një 53-vjeçar në Vlorë, dyshohet të jetë mbytur në Karaburun

Lajme, Të fundit



Një person dyshohet të jetë mbytur në Karaburun të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se 53-vjeçari A.Gjergji, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi ka rezultuar i humbur nga familjarët të cilët kanë bërë denoncim në polici. Policia pas deponimit të familjarëve kanë nisur kërkimet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit.

Ka qenë shoku i viktimës ai që i ka thënë policisë se ai së bashku me Gjergjin kanë qenë në një varkë dhe ai ka mundur të shpëtojë, ndërsa 53-vjeçari ra nga varka dhe  e morën dallgët. Policia dhe polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 53-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *