• |
ide | kryesore

Skafi pësoi defekt, shpëtohen 5 turistët në Karaburun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë i kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf.

Njoftimi:

“Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin e Zhapovelit, Karaburun.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.

Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport”, thote policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *