• |
ide | kryesore

Prokuroria nis hetimin për 72 persona, i shkaktuan 4 miliardë lekë dëm shtetit

Lajme, Të fundit
tatimet.png



72 persona që po hetohen në gjendje të lirë pas një dëmi të madh qe ia kanë shkaktuar arkës së shtetit. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe strukturat në varësi të saj, në zbatim të Planit të Masave në kuadër të luftës kundër informalitetit, krahas kontrolleve të aktiviteteve ekonomike në të gjithë territorin është fokusuar në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave.

Në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqsore, gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, janë referuar pranë këtyre organeve 54 subjekte tregtare, për disa vepra penale. Këto vepra penale kanë për autorë 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë. Dëmi financiar i shkaktuar si pasojë e këtyre veprave penale përllogaritet në vlerën 4,065,727,172 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *