• |
ide | kryesore

“Ma vrau para syve plehra”, zbulohet dëshmia e motrës së Arielës në polici

Lajme, Të fundit



Motra e Ariela Muratit, studentes 21-vjeçare që u vra ditën e djeshme nga 23-vjeçari Aldison Belulaj në Tiranë, në dëshminë e dhënë në polici, përsëriste frazën: “Ma vrau ai plehra, ma vrau para syve”.

Kështu u shpreh gazetari i kronikës Spartak Koka, teksa dha edhe detaje të tjera të dëshmisë së të motrës së Ariela Muratit lidhur me ngjarjen tragjike.

“Ma vrau ai plehra, ma vrau para syve. S’e dinim që kishte ardhur në Tiranë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”, – është shprehur në polici motra e Arielës, zbuloi gazetari Koka, i ftuar në emisionin “Rudina”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *