• |
ide | kryesore

Raporti, rikthehet besimi te media tradicionale

Planet



Në Francë rikthehet besimi në median tradicionale, sipas një sondazhi të kryer nga instituti “Kantar-Sofres”, një kompani franceze sondazhesh, e krijuar në vitin 1963 nga Pierre Weill, dhe i botuar nga gazeta e përdishme franceze “La Croix”. Reth 56% e francezëve, sipas raportimit të ANSA-s, që e transmeton ATSH, kanë shprehur besimin e tyre në radio, ndërkohë që 52% e tyre besojnë në median e shkruar dhe 48% në atë vizive .

Gjithashtu, 90% e të anketuarve shpresojnë që media të japë një informacion të besueshëm dhe të verifikuar më herët. Niveli i besimit në lidhje me pavarësinë e gazetarëve, që ka qenë rreth 30% është padyshim më i ulët.

Këtë vit, 68% e francezëve besojnë se profesionistët e medias janë të prekur ndaj presioneve të pushtetit politik, ndërsa 62% të tjerë ndaj parave. Ndërkohë që, vetëm 25% e të pyeturve besojnë se informacionet e gjetura në internet janë të besueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *