• |
ide | kryesore

Ikën në Itali i arrestuari i vetëm i dosjes “Habilaj” në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Nazer Seitaj ishte i vetmi i arrestuar i dosjes Habilaj në Shqipëri. Ai u vu në pranga gjatë një operacioni në Babicë të Vlorës kur u gjetën disa tonelata kanabis që i përkiste këtij grupi kriminal.

Në Itali është arrestuar Moisi Habilaj bashkë me disa nga pjestarët e tjerë të bandës, shqiptarë dhe italianë.

Por ajo që bie në sy është se ndërsa prokuroria e Katanias e ka “blinduar” dosjen e saj me disa të arrestuar, në Shqipëri nuk ka asnjë të ndaluar për këtë çështje.

Saimir Tahiri i shpëtoi burgosjes pasi Partia Socialiste bllokoi arrestimin me votë në parlament. Ish shefat e policisë të përfshirë në trafik droge arritën t’i shpëtojnë prangave, ndërsa Florian Habilaj i dyshuar si njeriu që garantonte komunikimin mes banditëve dhe politikanëve është në arrati.

Nezar Seiti njihet si “financieri” i grupit të Habilajve, ndonëse ai asnjëherë nuk e ka pranuar përfshirjen e tij në të. Seitaj nuk foli asnjë fjalë përballë hetuesve shqiptarë por këmbënguli të ekstradohej në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *