• |
ide | kryesore

Debati / Sa shumë të zhgënjyer nga protesta e Lulit !

Kryesore



Ndoshta asnjë protestë e mëparshme e opozitës nuk ka ngjallur aq shumë dilemma dhe skepticizëm sa kjo e sotmja. Megjithëse militantët e PD-së dhe LSI iu përgjigjën thirrjes së shefave të tyre u duk se këta të fundit nuk u ngritën dot në lartësinë e postit që mbajnë. Dhe kjo u duk edhe në rreagimet që e pasuan atë. Jo vetëm fakti si figura të njohura të opozitës, si Topalli dhe Bregu e injoruan, jo vetëm për faktin se edhe Astrit Patozi që shkoi ironizoi duke lënë që të kuptohej se donte një reagim të qytetarëve, por edhe zëra publikë që një vit më parë qenë mbështetes të çadres, ishin kritikë me mitingun e sotëm.

Kështu Agron Gjekmarkaj, që ka qenë shumë pranë opozitës dhe që nuk le rast pa fshikulluar me shkrimet e tij qeverinë tha se “Nuk pashë një vizion të ngritjes së opozitës. Mendoj që retorika ishte e vjetër, qoftë e zonjës Kryemadhi qoftë e zotit Basha”. “Nuk ishte nga ato protesta për ta rrëzuar qeverinë, për ta tronditur atë. Lulzim Basha i qëndroi thirrjes për protestë demokratike”, deklaroi ai në “Vizion Plus”. Ndërsa në editorialin e faqes së drejtuar nga Blendi Fevziu “Opinion.al” gazetrja Desada Metaj shkroi: “Protesta paqësore mund të jetë një vlerë e shtuar për qetësinë e qytetarëve indiferentë, por për ata që janë prekur drejtëpërsëdrejti nga kriminalizimi dhe korrupsioni i qeverisë ndoshta zhvillimi kaq i paqtë i protestës nuk mjaftoi. Dhe kjo në fakt duket të jetë dhe dilema e post protestës së opozitës, ndërsa shifrat e pjesmarrjes s’mund dhe s’duhen marrë kurrsesi në konsideratë nëse mungon motivi dhe frymëzimi për ta vijuar më tej atë që nisi sot në sheshin përpara kryeministrisë”.
Akoma më fshikullues qe qëndrimi i Fatos Lubonjës në një intervistë në News 24, i cili e quajti këtë miting si një simulim të politikanëve që nuk e kanë popullin me vete. “Duke e ditur që s’ke popullin me vete, popullin e zhgënjyer, të mbetet që të krijosh simulimin e një proteste me 300 vetë që bëri Rama në 21 Janar. Një popull i revoltuar shkatërron dhe rrëzon një qeveri. Po flasim për një revoltë të vërtetë popullore. Me këto lloj protestash, me këto lloj partish që kemi ne, që kanë një background qeverisje zhgënjyese nuk mund të ketë kollaj protesta nga ato që rrëzojnë dhe shkatërrojnë qeveri.”
Edhe brenda radhëve të demokratëve pakënaqësitë nuk kanë munguar. Kështu ish zv ministrja e jashtme e bashës dhe një mike e ngushtë e familjes Berisha, Edit Harxhi shkroi në llogarinë e saj në Twitter se demokratët u përgjigjën të gatshëm por lideri i zhgënjeu ata: “Qeveria nuk rrëzohet me protesta paciste si në Finlandë! Duhet të ngrihemi kundër establishmentit!” nënvizoi ajo. Ndërsa ish presidenti Nishani nga News 24 i bëri Bashës thirje për ribashkimin e figurave të PD-së: “Në radhë të parë sot në PD duhet që të rimblidhen ribashkohen forcat energjitë, kontributet, jo qindra, por mijëra resurse njerëzore, të cilët që nga viti ‘92 kur PD u shfaq në jetën politike shqiptare, njerëz të angazhuar në politike, deputetë, ish deputete, ish-ministra, teknikë, mbështetës, etj; të gjithë këta duhet të jenë pjesë e një platforme angazhimi. Për secilin duhet ofruar, nxitur dhe i duhet lutur, për një angazhim të ri”.
Pra sejcili në mënyrën e tij (lexo editorialin poshte/ lapsi.al) është trguar skeptic ndaj mitingut të sotëm, i cili nuk është konsideruar si një përgjigje e denjë ndaj atij që opozita e konsideron si regjimi narkotrafikant i Edi Ramës.
©Lapsi.al



16 Comments

  1. po mire te kuptohemi te gjith keta skeptik ca prisnin sot mos vall basha duhej te merte njerez ne protest e ti drejtonte ata me hunj te fillonin te gjuanin policin tu vinin flaken gjithckaje pse keshtu donin keta ca te bejm lulzim basha prandaj eshte ndryshe me shum ska cte bej prandaj thuhet ne qoft se do nje popull ta mbash te nenshtruar ne fillim behe te varfer kjo po ndodh tek ne thjesht ne jemi popull indiferent nuk duam tja dim ca behet jasht dyerve te shtepis pon

  2. Po analistet kishin te drejte. Stili i protestes dhe rendesa e akuzave te bera nuk komplimentonin njera tjetren. Gje qe do te thote se kjo proteste mund te sherbeje si nje paranteze, por kurresesi te jete ajo qe mund te ndryshoje gjerat.

  3. Sa shumë të zhgënjyer nga protesta e Lulit

    Vërtetëtë gjithë emrat që përmendni bashkë me ju të lapsit, prisnit një protestë ose me pjesmarje shumë më të vogël se sa ishte në të vërtetë sot, ose një protestë të dhunshme që të akuzonit pastaj opozitën për dhunë. Kështu që meqënëse pritshmëritë tuaja dolën bllof ky qe edhe një zhgënjim i vërtetë i NARKOMEDIAS.

  4. Protesta qe masive, populli ju pergjigj thirrjeve te partive opozitare, por dhe une mendoj se u zhgenjyen. Ishte si nje miting ne mbyllje te fushates zgjedhore. Nuk u dha as nje ide se si do te rrezohet Rama. Mendoj se Luli po bene lojen e radhes. E thash para protestes qe shqiptaret te mos ndoihen te tradhetuar…me duket se po tradhetohen ne vazhdimsi…

  5. O popull po kaq te pa zot jeni ,..qe u duhet tu terheq perqafe Monika Basha apo the Rama ne kohen e 21 janarit.

    Ngrihuni dhe nxirri jasht objejektit shtetror kriminelet pushtetar

  6. Kush i ka penguar këta kritizerë të pakënaqur, që të mos presin se cfarë thotë apo bën Basha, por vetë të organizojnë protesta me programet e tyre “të kjarta” politike ?
    Këto partitë e opozitës qe ju si gjithmonë i paragjykoni se janë “njëlloj banditë” si Rama, bënë si bënë i mblodhën nja njqind mijë shqiptarë për t ‘ju thënë ato cfarë kishin për të thënë..
    E çtë keqe do të kishte sikur sejcili nga “ishët” e pakënaqur, e gjithë “analistët” mëngjarashë që i pranojnë si të vërteta ato që u thanë në protestë për Ramën, të mbledhin edhe këta nja njëqind shqiptarë “më të zgjuar”, e të deklaronin publikisht alternativën e tyre ?
    Lexoj në këtë shkrim se Lubonja është “i pakënaqur” me protestën.
    Po le të na thotë ndokush se kur ka qenë i “kënaqur” e miratues i partive të djathta Lubonja apo Bushati ?

  7. Jam dakort qe ky narkoshtet nuk rrezohet kurre me protesta paqesore. As Berisha nuk do i hynte ” gjemb ne kembe” nga protestat paqesore. Edhe pse ato nuk ishin aq paqesore sa kjo e opozites te sotme( e kam fjalen per protestat e tjera pa perfshire 21 janarin).
    Keshtu qe ky rregjim as do ja dije per kto lloj protestash. Mbase thirrja e Ambasades Amerikane per qytetaret e saj mendonte nje proteste ndryshe. Nuk rrezohet Noriega me dafina

  8. Lapsi.al – Pash zotin mos fyeni inteligjencen e njerezve duke shkruar se mos paraqitja e dy maceve plaka Bregore+Topallica paska bere protesten te manget! Apo se Tit gagaci paska bere ironi! Ato jane te vdekur politikisht. Ne kish gje te mire kjo proteste, ishte fakti se njerezit arrinin te degjonin mesazhet qe jepeshin nga folesit. Ndryshe nga koha e mitingjeve te Sal Berishes ku ai bwertit e turma bertit e nuk degjohej asgje.
    Sa per ato qe ju i quani skeptiket e kesaj proteste, nuk jane asnjeri Radikal qe eshte zhgenjyer. Hiqen si te tille. Te ish protesta radikale, pikerisht keta do ta kritikonin te paret. Jane vecse ca ligavece qe luajne rolin e kritizerit te perhershem.

  9. Per tr kritikuar jemi te paret, per te organizuar e drejtuar qe te mos kemi me mendime analisteshkonvorgjente e futuriste qe duan te dalin mbi motivet e organizueseve, e motivi qe u bei thirrje qytetareve me qytetari ..Populli shqiptar eshte ne europe , pavaresisht shtypjese cfrytezimit shteteror qe i behet atij proteston brenda mundesis e statutit qytetar.Shkaterrimin, djegijen, cfarosjen e cdo gjeje e duan kanibalet analiste me qeveritaret narkomane.Zjarri mund te ndizet edhe nga njee xixe, e kjo xixeieshte vene qeverise se mjerimit, e populli e ka ne dore ta ndeze edhe me shume, e jo analistet.

  10. Te zhgenjyer mund te jene vetm karieristet, tradhtaret, e sherbetoret e qeverise. Greve thyesit nuk do kene sukses, RRadha tjeter do e coi me perpara protesten, por kur te na perkrahin edhe keta qe protesten e paskan pare si ne enderr.

  11. A thua se mund të mashtrohen shqiptarët me idenë se po të ishin në krye të opozitës Patozët Bregët apo Topallajt, opozita do të ishtë më “luftarake” e protestat do të kishin rezultate të mënjeherëshme ?
    Ju shkruani sikur shqiptarët nuk kanë qenë në Shqipëri prej vitesh e erdhën nja njëqind mijë prej tyre nga rrethet për të bërë militantin e PD.
    A nuk keni shkruar vetë nëpër media se keto “të pakënaqur”, ishin kontigjenti që shfrytëzuan ambasadorët Lu e Vllahutin, për të mbyllur reformën zgjedhore, jo me rekomandimet e Komisionit të Venecias, por me projektin e Fatmir Xhafës, një ish hetues i sigurimit të diktaturës enveriste ?
    Po cfarë la pa thënë Basha ne fjalimin e tij ndaj kriminalizimit të qeverisë Rama, që ju e paskeni thënë e ai s’ju ka dëgjuar ?
    E ndoqa protestën live nga një TV shqiptar e bile edhe nxitimin e një gazetari të këtij TV, që të “intervistonte” Astrit Patozin.
    Nuk kishte fare nevojë Patozi që të fliste për të dhënë “mendimin” e tij.
    I veçuar e i braktisur në vetminë e tij, e pashë zotërinë që në vënd ti gëzoheshte kësaj proteste model për nga organizimi e normat e demokracise europiane, nxinte i tëri nga xhelozia e mllefi e nuk dinte cfarë të thoshte.
    Fundi i fundit, nuk e kuptoj se cfarë kërkojnë këta çakerrët sherxhij nga opozita.
    Mos duhej që Basha e të tjerët të bënin deklarata kriminale si Ruci, Rama, Gjinushi apo Ngjela, në 21 janarin e 2011, që për të sjellë në pushtet Edi Ramën, “ja vlente” të vriteshin mijra shqiptarë ?
    E vetmja kërkesë që mund ti bëhet opozitës, është këmbëngulja për të bërë sa më shpejtë reformën zgjedhorë, për ti prerë rrugët cdo manipulimi të votës.
    Por a mund të bëhet kjo reformë pa një drejtësi që do të ndëshkonte blerjen e votave me paratë e kanabisit ?
    Edhe mund të kem ndonjë rezervë në konsideratat për z Dule, por më duket se ai e zbërtheu tepër kjartë se cfarë përfaqëson e ashtuquajtura “shumicë” e Edi Ramës.
    Sipas gjasave e fakteve, rreth 30 deputetë të PS, nëse do të hetoheshin nga prokuroria, do të dilnin me mandate të blera me para droge. Athere për çfarë lesh shumice i bie gjoksit Rama me vetëm rreth dyzetë deputetë ?

  12. ….me keto tituj bushat po i jep te drejte te gjithe atyre qe te etiktetojne si i blere nga rama,,,,mesazhi i protestes ishte i qarte: nje shesh plot e perplot kunder qeverise se krimit…..ti e ke hallin e desades, lubonjes, e nishanit.!!! veji ne peshore te dy kahet dhe pastaj bej tituj te tille…….sa per bashe, skepticmin shko shife brenda gardhit te SHQUP

  13. Bujar Nishani nje dite do te arrestohet ,sepse ka firmosur modifikimin e ligjit 449 ,amnistia politike ndaj krimeve te konsumuara,( maj 2017 ,”çadra e lirise” Rama -Meta -Berisha-Basha !)
    Ligji eshte ne kundershtim me nenin 18 ,pika 1 , Kushtetuta e Shqiperise!
    Nishani nuk ka mbrojtur kushtetuten si detyrim ligjor per te cilen eshte betuar dhe paguar ,perkundrazi per interresin e nje grupi te caktuar ku vet ai ben pjese, e ka thyer betimin duke firmosur nje ligje antikushtetuese .
    Nishani ka shperdoruar detyren!
    Keto vepra penale denohen me ligj, prandaj do te pergjigjet para drejtesise!
    Ky person qe sot ben politike , ka mbrojtur hapur me firme dhe vule krimet e konsumuara nga kasta politike !
    Ky matrapaz qe po jep leksione Europianeve mbi interpretimin e kushtetutes e ka thyer kushtetuten me vet dije per interresa mafioze,dhe sot po perpiqet te organizoje korrupsionin e ri dhe te vjeter ndaj rreformes ne drejtesi dhe SHBA!
    Politika eshte ne halle te forte per te gjetur njerez me qira nga njera ane, me qellim qe nga ana tjeter te negociojnè pozicionin e tyre si udheheqes “rrevolucioni” .
    Jane keshtu injoranta saqe me parat qe na kane vjedhur neve , mendojne te na perdorin per tu mbrojtur nga burgu!
    Hajde mendje Hajde!
    Keni pare ndonje here te” vdekur” qe ecin? Ja ku i keni : Edi Rama, Basha,Berisha,Kryemadhi ,Xhafaj,Ruçi, presidenti i florit dhe bandat e tyre !
    Keta maskarenje bashkèpunojnè me njeri-tietrin kunder rreformes se drejtesise , SHBA -es, dhe Europes .
    E degjut Bashen kur tha, nuk durojme diktaturen e Europes! Pra nje hajdud i qelbur qe vodhi hapur 14 milion euro diten per diell nuk duroka ligjin Europian, Drejtesin Shqiptare-Amerikane!!!
    Lulzim Basha; Te bejme qe ta durosh ligjin e shtetit demokratik, se ligji nuk eshte vetem per te varferit qe nuk paguajne faturen elektrike , eshte edhe per ju qe keni vjedhe miliarda!!!

    Klasa politike eshte e terrorizuar!
    Politika e korruptuar nepermjet kanaleve te meshefta,po perpiqet te negocioje denimin me burg ! Por po lodhen kot!
    Ndaj Edi Rama behet keshtu idiot, dhe mendon se me tre hajduda te falimentuar si Basha-Berisha dhe Meta do te kercenojn Europen dhe SHBA ,si pretekst per mos hapjen e negoziatave.
    Pse keta matrapaza qenkan faktoret e tjere , apo kush? Rusia,Turqia!
    Rama mendon te ushtroj presion per te negociuar pozicionin e tij ne rraport me burgun !
    Edi Rama ! As varrezat Greke; As dhenja e pasaportave qe ben Meta , dhe as servilosja e Sali Berishes ndaj Vatikanit nuk ju shpetojne nga burgu!

    E dine njerezit sa rrezistojne ne karrige keta te korruptuar kur te cenohen vertet interresat Shqiptaro -Amerikane ne Ballkan ? Keta rrezistojne 5 deri 15 dite, pastaj arrestohen nga Prokuroria !
    Dhe nuk eshte rasti te perfundojnè si Mu’amar Ghedafi !
    Por ne kemi detyre historike t’ju organizojme ceromonin e “vdekjes”politike mbeturinave te kombit!
    Asnje gje nuk e ndalon rrugen e tyre drejte burgut!
    Dhe askush nuk mundet te devijoje rrugen e Shqiperise drejte Europes nga ku mungojme tash 550 vjet!
    Kjo qe po shkruhet eshte nje histori moderrne Amerikano -Shqiptare, prandaj Shqiptaret e ndershem duhet ti bashkohen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *