• |
ide | kryesore

Bushati për dialogun me Greqinë: Flas për çdo gjë, kujdes se mos nxirret informacion i klasifikuar

Lajme, Të fundit
Ditmir-Bushati-1.jpg



Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka folur në Komisionin e për Punë e Jashtme në Kuvend për dialogun me Greqinë. Sipas tij nuk ka asgjë sekrete dhe tha se dialogu, nuk ka filluar në Kretë dhe të përfundoj në Korçë, por ka nisur që në vitin 2013.

Unë nuk kam kërkuar që të vij në komision që të tregoj të vërtetën, me keni kërkuar unë jam këtu. Prandaj më thoni që në se ka interes unë flas, pasi ju nuk po shprehni interes. Nuk ka asgjë sekrete, por më parë duhet të thoni nëse ka interes apo jo. Me dyer të mbyllura kam diskutuar në komisionin e politikës së jashtme. Unë jam gati që të flas për çdo çështje, por më parë duhet që të sigurohemi që të mos nxjerrin informacion të klasifikuar. Vura re që ka një mungesë qartësie për dialogun me fqinjin tonë. Shqipëria nuk është prishur nga negociata me Greqinë, jemi ulur në bisedime për të listuar të gjitha çështjet që për ne konsiderohen të hapura de kërkojnë një zgjidhje. Nuk ka filluar në Kretë dhe nuk ka Mbaruar në Korçë. Ky proces ka filluar në fundin e 2013-s dhe do të vazhdoj përsëri.” – tha Bushati.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *