• |
ide | kryesore

Rama: Në shkurt të pamëshirshëm me ata që vjedhin ujin, Gjiknuri: Të shtuhet me 1 muaj lidhja e kontratave

Lajme, Të fundit
gjiknuri-rama-905x395.jpg



Në mbledhjen e sotme të grupit të parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli dhe për aksionin e ujit ashtu siç vepruan me energjinë elektrike. Kreu socialist bëri një parlajmërim të fortë për ata që nuk paguajnë ujin dhe për ata që kanë lidhje të paligjshme. Rama e vuri theksin tek bizneset që vjedhin ujë, dhe tha se qeveria do të jetë e pamëshirshme me ta.

Bizneset që vjedhin ujë dhe që cenojnë furnizimin me ujë të familjeve dhe gjithë komunitetit. Do të jemi të pamëshirshëm, duke vjedhur këtë pasuri të të gjithëve. Jemi në përfundim të janarit si dhe për të legalizuar lidhjet e paligjshme me sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Informacionet nga terreni janë inkurajuese, ka një numër të madh konsumatorësh që kanë legalizuar lidhjet e tyre, mbetet ende një numër shumë i madh jashtë sistemit, por është themelore që çdo deputet të përfshihet me komunitetin në funksion të rritjes së ndjeshme të cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm duke bërë të qartë se kjo është një reformë për përmirësimin e procesit që historikisht ka qenë problematik, furnizimi me ujë,” – u shpreh Rama.

Ndërkohë, vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka bërë me dije se konsumatorët familjarë do të kenë edhe një muaj kohë për të formalizuar kontratat e ujit. Në një deklaratë për mediat, ministri tha se kjo shtesë 1-mujore e afatit për qytetarët synon që t’i jepet mundësi atyre lidhin akt-marrëveshje me drejtoritë e Ujësjellës-Kanalizimeve, dhe të mos rrezikojnë penalizimet.

Shpreh falënderim të veçantë gjithë qytetarëve shqiptarë që i janë përgjigjur çdo ditë e më shumë apelit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumimin ujit të pijshëm. Shumë abonentë informalë janë paraqitur pranë ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve për të lidhur kontratë dhe për t’u legalizuar. Janë vendosur 26 mijë matësa të rinj. Gjatë kësaj periudhe janë nënshkruar 7500 akt marrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të vjetra. Qeveria i kërkon bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësit të zgjasin me një muaj afatin për vetëdisiplinimin e konsumatorëve familjarë, duke u dhënë më shumë kohë për procesin e formalizimit të aktmarrëveshjeve. Kjo bëhet për shkak të fluksit, dhe për shkak të kësaj ngarkese qytetarët të mos paralizohen”, – tha ministri Gjiknuri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *