• |
ide | kryesore

Prokuroria Durrës nis hetimet për ekstradimin e Nezar Seitit, dy prokurorë në ndjekje disiplinore

Lajme, Të fundit



Dy nga prokurorët e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nazer Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj, janë vënë në ndjekje disiplinore.

Bëhet fjalë për prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët sipas verifikimeve që kreu Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se nuk kanë njoftuar prokurorinë e Përgjithshme por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nazer Seiti.

Veç dy prokurorëve të tjerë Arta Marku, ka urdhëruar ndjekje disiplinore për prokuroren Armida Hamiti (Moçka), e cila ka përfaqësuar akuzën në gjykatë, në dosjen e ekstradimit të Nazer Seitit. Po kështu është kërkuar ndjekje disiplinore edhe për një tjetër prokuror të Tiranës, Shahin Pashen.

Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali u ekstradua para dy ditësh në Itali. Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. Drejtësia italiane shpalli në kërkim Seitin, pas hetimeve nga prokuroria e Cattanias për grupin Habilaj, ku në tetor 2017 u shkatërrua grupi kriminal me në krye Moisi Habilajn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *