• |
ide | kryesore

Penelope Cruz pritet të marë çmimin e nderit nga “Cesar Awards”

F1, Paparazzi



Penelope Cruz do të marrë çmimin e nderit nga Akademia e Arteve dhe Teknikave të Kinës në Francë gjatë ceremonisë së 43-të Cesar Awards, ekuivalenti francez i Oscarëve, më 2 mars në Paris.

“Penelope Cruz ka talentin të shkëlqejë një prodhimet ndërkombëtare, sikur edhe në filmat më të vogla,”- tha Alain Terzian, president i Akademisë së Arteve dhe Teknikave të Kinemasë.

Aktroja së fundmi po punon për filmin ‘Everybody Knows’ (‘Todos Lo Saben’) që do të publikohet në muajin maj.

Cruz ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në Kanë në vitin 2006 dhe është nominuar në Pskar. Ajo e fitoi Oskarin për aktoren më të mirë mbështetëse për performancën e saj në “Vicky Cristina Barcelona” të Woody Allen në 2008. Ajo gjithashtu fitoi një çmim BAFTA për rolin e saj në filmin e Allen.

Aktorja spanjolle ndjek një varg yjesh amerikanë të cilët janë nderuar me çmimet Cesar të Francës. Përfituesit e mëparshëm përfshijnë George Clooney, Michael Douglas, Meryl Streep dhe Sean Penn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *