• |
ide | kryesore

Skandali / Dy ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra nën hetim për korrupsion në Greqi

Lajme, Të fundit



Zyra e Prokurorit Publike ka paraqitur në parlamentin grek një dosje në lidhje me një hetim që vijon mbi akuzat ndaj firmës zvicerane të barnave Novartis se ka paguar ryshfet për të marrë një trajtim preferencial. Zyra e prokurorit ka kërkuar lejimin për ndjekje penale për 8 ish-ministra dhe 2 ish-kryeministra grekë të dyshuar si të përfshirë në këtë çështje.

Heqja e imunitetit është kërkuar për ish-kryeministrin Antonis Samaras të “Nea Demoratia” që drejtoi qeverinë nga viti 2012 në 2015-ën dhe Panayiotis Pikrammenos që drejtoi një qeveri tranzicioni në vitin 2012. Porsa u përket ish-ministrave ata janë nga parti të ndryshme nga viti 2006 deri 2015-ën.

Dosja thuhet se ka të bëjë me akuzën e pranimit të ryshfetit dhe shkeljen e besimit. Prokuroria e antikorrupsionit po shqyrton edhe akuzat e mundshme për pastrim parash. Nuk është e qartë se në cilën kategori akuzash do të përballen 10 politikanët e listuar në dosje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *