• |
ide | kryesore

Furgoni i policisë në gadishmëri pranë Hotel Adriatik, sot përplasja Duka-Fino

Lajme, Të fundit



Përplasjet e pritshme mes dy presidentëve dhe delegatëve që i mbështesin ka detyruar policinë të qëndrojë në gadishmëri për çdo të papritur nga mbledhja e Asamblesë së FSHF-së, në Hotel Adriatik në Durrës.

Grupi i gatshëm i policisë është stacionuar pranë hotelit që në orët e para të mëngjesit, ndërsa delegatët po grumbullohen për nisjen e Asamblesë.

Armand Duka ka deklaruar më parë se përreth Bashkim Finos janë grmbulluar një grup gangsterësh dhe të fortësh nga të cilët ai ka frikë, ndërsa Fino e akuzon Dukën se tenton të manipulojë zgjedhjet përmes delegatëve të shoqatave fantazëm.,

Sot do të votojnë 66 delegatë, ku përfshihen edhe përfaqësuesit e 12 shoqatave që mbështesin Dukën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *