• |
ide | kryesore

Thanë se do të përjashtohet nga “Sanremo” ky është vendimi për Ermal Metën

Paparazzi, Slider



Kënga e prezantuar në edicionin e 68-të të “Sanremo”-s nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente” po diskutohet në masë dhe jo për mirë.

Sipas mediave italiane, kjo këngë është prezantuar në edicionin e “Sanremo”-s së të rinjve të 2016-s, pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi.

“Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e “Sanremo”-s të Metës dhe Moros është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo.

Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në “Sanremo Giovani 2016” që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron.

Por cili është fati i këngës? Vijon garën. Nuk do të këtë përjashtim të sajin nga Sanremo, ndaj le të urojmë sukses për netët në vijim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *