• |
ide | kryesore

Imami: Me dosjen e SHIU-t s’ka gjykatë që e mbron ushtarakun Meçollari. Ju tregoj pse hesht Basha

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me çështjen e ushtarakut Artur Meçollari, i cili është pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në kohën e Imamit ushtaraku Meçollari është përjashtuar nga ushtria. Sipas ish-ministrit, ai fitoi gjyqet sepse Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Kodheli, nuk çoi në gjykatë dosjen e Shërbimit Informativ të Ushtrisë kundër Meçollarit. Më poshtë reagimi i plotë i Imamit.

Negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, negociatat  dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia , bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit. Bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problematike për sa sipër.

Pjesëmarrja në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik; pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër përfshirja e Z. Meçollari, i çveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent.

Por kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe dy probleme të tjera:

Z. Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Duket sheshit se MM, nën drejtimin e Partisë Socialiste, nuk ka paraqitur në gjykatë provat dhe faktet mbi të cilat është mbështetur vendimi i ministrit. Me dosjen që disponon SHIU nuk ka gjykatë që mund të japë vendim kundër vendimit për nxjerrje nga rradhët e ushtrisë të kolonelit në fjalë, i cili në fakt nuk e kishte për herë të parë që largohej nga ushtria për arsye të njohura nga shërbimi i FA.

Kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por “ka heshtur si fija e barit” siç do të mund të thuhet metaforikisht. Mosveprimi i tij është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS. I vetmi që foli, në fakt si gjithmonë ishte z. Berisha që mesa duket u informua nga media. Por, vetëm në Shqipëri ndodh që dikush gdhin i akuzuar si “spiun” dhe ngryset hero. Në këtë vazhdë, kryetari i PD, i opozitës, nuk u mjaftua që me mosveprimin e tij mbështeti kryeministrin, por sot në mëngjez nëpërmjet deputetit Gjunkshi veproi haptaz dhe u deklarua kundër deputetit Berisha, kundër kryeministrit Berisha si dhe ministrit të mbrojtjes që kishte marrë atë vendim. Përgënjeshtrimi që u bë në një deklaratë tjetër në aksham tregon se edhe z. Basha nuk pati kurajë për të qëndruar haptaz kundër partisë së tij dhe interesit të vendit, por dëmin e bëri.



2 Comments

  1. Si minister qe ke qene i pa afte, sidomos ne kete ceshtje, edhe mbi tya rendojne akuza nese personi ne fjale, qe eshte vertetuarnga organet e zbulimit si spiun, ju si minister nuk e keni cuar detyren shteterore deri ne fund. Na thuaj more ish, nese kjo, ndodh ne ushtrite e ndonje shteti tjeter c;far denimi merr spiuni?E ketu ti na e paske hedhur ne gjyqe pa vertetimin e organeve hetimore, pra me qellim per ta mbrojtur ate person , e sot kerkon tia spostosh kete kerkese partise qe ke qene deri dje,. MENDOHU PAK QE TE JESHE I SAKT.

  2. Me sa lexova une ne medja per Muçollarin,ky akuzohet nga Berisha si spiun i Amerikaneve e Hollandezeve!!!! Te mos harojme se te tre shtetet jane pjese e NATOS! Dhe Berisha uleret me te madhe mer miqesine e shqiptareve me Ameriken. O Berishe Ameriken e ke mik apo armik? E dyta gjykata eshte shprehur per pafajsine per te cilen eshte akuzuar, e ky ish fuksionar i PD, ne qofte se ka fakte te reja tja dergoj prokurorise e çeshtja rihapet. Muçollarin e degjova ne nje debat TV dhe mu duk i sakt ne arsyetimin e tij per kufirin detar midis dy vendeve tona Shqiperi-Greqi. Eshte per te vene duart ne koke per nivelin logjik qe ka PD sot. Turp i botes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *