• |
ide | kryesore

Ish-negociatori shqiptar për detin: Ku po gabojmë përballë Greqisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-negociatori shqiptar për kufirin detar me Greqinë, Artur Meçollari thotë se vendi ynë duket se nuk ka një projekt apo axhendë për këtë çështje. Sipas tij, Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhjen e marrëveshjeve lidhur me çështjet e detit.

“Nëse ne nuk kemi një projekt dhe një axhendë dikush tjetër do t’a diktojë atë. Nga mënyra se si u artikulua nga Dendias u duk se ai kishte ardhur sepse ka një nxitim për këtë çështje. Kjo pasi Greqia ka një çështje më emergjente se sa Shqipëria, atë me Turqinë.

Ka një sfond ku pranohen çështjet. Në momentin që Tsipras mori pushtetin, 4 ditë më parë qeveria dorëzoi një dokument në gjykatën e Hamburgut dhe të Hagës.

Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhen e marrëveshjeve. Nëse do të shkonte me Turqinë për detin, duhet të abrogojë gjithë dokumentet që ka dërguar” – tha Meçollari në RTV Ora. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. ”” Greqia nuk i njeh gjykatat ndërkombëtare për zgjidhen e marrëveshjeve. Nëse do të shkonte me Turqinë për detin, duhet të abrogojë gjithë dokumentet që ka dërguar” ”’

    Greqia nuk njeh gjykatat nderkombetyare ? Si e nxorre kete gomarllik nga goja ‘ ish negociatori i LSI’ ?
    Greqia po mundohet te shkoje ne gjykate nderkombetare me Turqine , se me ushtri nuk ja del dot. Greket e kane perseritur disa here me te madhe per ta degjuar Turqia qe ” ja kur kemi mosmarrveshje , shkojme ne gjykate’ .
    Kurse Turqia i pergjigjet thate ‘ Nuk e njohim marrveshjen e ndarjes se detit midis greqise dhe turqise gati 100 vite me pare.

    Kjo intervista e sotme me duket me idjotja qe kam degjuar ndonjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *