• |
ide | kryesore

Zaev zbulon katër propozimet për emrin e ri të Maqedonisë

Lajme, Të fundit



Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, u shpreh se vendi i tij ka paraqitur katër opsione për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë me Greqinë mbi emrin e saj.

“Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Maqedonisë e Epërme, Republika e Maqedonia e Vardarit dhe Republika e Maqedonisë,”- tha Zaev pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Maqedonia dhe fqinji i saj më i madh jugor, Greqia, kanë rënë dakord të rrisin negociatat këtë vit për të zgjidhur mosmarrëveshjen që ka frustruar ambiciet e Shkupit për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Athina, e cila si të gjithë anëtarët e të dy organizatave ka të drejtën e vetos mbi pranimet, kundërshton përdorimin e emrit të Maqedonisë nga ish republika jugosllave, duke argumentuar se ajo, së bashku me nenet në kushtetutën e Shkupit, mund të nënkuptojë pretendime territoriale mbi rajonin e saj verior me të njëjtin emër.

Maqedonia shpreson që çështja të zgjidhet në kohë për një takim të BE-së në qershor dhe një samit të NATO-s në korrik dhe po propozon një kualifikues gjeografik për të siguruar që ka dallim të qartë midis dy emrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *