• |
ide | kryesore

Kontenieri prej një jave në portin e Durrësit, si zbuloi qeni 613 kg kokainë të fshehur mes bananeve

Lajme, Të fundit



Plot 613 kg kokainë ishte fshehur mes bananeve në një kontenier i cili kishte ardhur nga Kolumbia me destinacion Italinë.

Kontenieri ndodhej në portin e Durrësit prej datës 21 shkurt. Ai ishte vendosur në kalatën e gjashtë të këtij porti.

Ka qenë qeni antidrogë që ka zbuluar ngarkesën më të madhe me kokainë të kapur ndonjëherë në portin e Durrësit por dhe në Shqipëri.

Mësohet se informacionet kishin mbërritur nga Gjermania. Policia ka ndaluar shoferin e kamionit i cili ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngarkesën me drogë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet në bashkëpunim dhe me prokuroritë e vendeve partnere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *