• |
ide | kryesore

Foto/ Gomonia me 424 kg drogë në Igumenicë, policia greke zbardh detajet e operacionit

Lajme, Të fundit

Kapet gomone me droge ne plazhin e Platarias ne Igumenicë. Operacioni është zhvilluar sot pas mesnate dhe ne pranga ka rene nje shqiptar qe ishte ne rolin e skafistit.

Sipas hetimeve te para mësohet se ne gomone u gjeten 36 pako me 424 kg marijuanë. Shqiptari i arrestuar është një 42-vjecar, por ende nuk i është bërë i ditur emri. Policia ka njoftuar se ai u kap teksa tentonte te nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte ne breg.

Gomonia është nisur nga brigjet shqiptare. Operacioni pas informacioneve te Asfalias Preveze, të cilët kërkuan ndihmën e policisë kufitare dhe te 6 skafeve nga Igumenica, Korfuzi dhe Lefkadha. Në orën 02.00 me orën lokale, gomonia u shfaq ne Plataria.

Policia ndërhyri ne momentin qe skafisti 42-vjec, shqiptar, lidhi gomonen dhe po shkarkonte drogën. Brenda ne gomone 36 pako me 424 kg marijuanë. Hetimet i bën Asfalia Preveze ne bashkëpunim me Prokurorinë e Thesprotisë.

 

1 Comment

  1. edvini ,olsi,agron e fatmir gjafa per te kompensuar kokainen e kapur prnjeher nisen skafet e tahirit per greqi e itali.ne greqi u kapen 500 kg e itali 5 ton kanabis,e kan qelbur qebesira rama,MAO LU ce dun,xhafa,ruqi e vllahutin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu