• |
ide | kryesore

Kompania ku u gjetën 613 kg kokainë ka edhe dy kontenierë të tjerë pa zhdoganuar

Lajme, Të fundit

Të tjera detaje raportohen sot në lidhje me ‘pronarin’ e 613 kg kokaine të nisur nga Kolumbia dhe të sekuestruar në Durrës.
Kompania “Arbër Garden”, me pronësi Arbër Çekaj mësohet se ka edhe dy kontonierë të pa zhdoganuar më portin e Durrësit.

Dy kontenierë janë ende nën mbikëqyrje të policisë dhe pritet që së shpejti të bëhet edhe kontrolli i tyre. Dje policia bëri publik sekuestrimin e 613 kg kokaine të nisur nga Kolumbia, Italia dhe Malta dhe që si destinacion për tu shpërndarë kishte vendet e Europës. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit që transportonte kontenierin me banane dhe kokainë si dhe administratorin e firmës ndërsa në kërkim është shpallur pronari i firmës Arbër Çekaj.

3 Comments

  1. Hajde Shqiperi hajde!

    Sipas nje llogjike te thjeshte, thuhet qe kapet vetem 10% e droges, I bie qe ne Shqiperi te kete hyre diku te 20 Ton kokaine! Behet fjale per 3 – 5 milliard euro tregti. nga te cilat sikur 50% te jete marzhi I fitimit, behet diku te mesatarja 2 milliard euro. Me dy milliard euro, jo zgjedhje qe fitohen, po mund te blesh nje shtet te tere.

    Hahahaha

  2. Germo tare gero, se qenin e ngordhur do gjesh! Ska mo, 10 perqindeshin e lame sic e kishim bisedu.

    Te tjerat, piu lengun

  3. Policia ka nderhyre shume shpejt. Pronaret e biznesit jane te mbuluar nga ligji, per sa kohe kokaina e gjetur nuk ishte e future brenda mallit (banane) te porositur nga kompania. Kokaina ndodhej ne pjeset e fshehura te kontenierit. Biznesi ska blere kontenierin, por mallin (bananet) dhe smban pergjegjesi se cka kontenieri ne permbajtje. Keni per te pare qe biznesmeni ka per tja hedhur ligjit.

    Ska per tja hedhur te tjereve (kartelit apo interesave qe kane investuar), por kjo eshte ceshtje tjeter. Po shteti si gjithmone do kapi mallin po autori do ngeli anonym. Hahahaha

    Policia duhet te priste per te pare se cdo behej me kontenierin, mbasi te sbrazej malli (banane) dhe te nderhynte ne momentin qe do vihej re levizja e sasise se kokaines dhe keshtu do kishte elementin prove te qarte te perfshirjes se bisnesit ne trafikimin e kokaines. Dhe me pas me teknikat e veta (ku mund te dilnin dhe te penduar) te hetonte deri ne qelize ceshtjen.

    Ka shume pikepyetje kjo ceshtje. Per sa kohe policia e kishte ne kontroll situaten, perse nderhyri perpara kohe? Kush dha urdher per tu nderhyre ne ate moment? Pse? E kontrollonin gjithcka. Mjetet I kane. PSE?

    Ky shtet eshte I perfshire koke e kembe ne kete ngjarje dhe I ka marre parasysh rastet e humbjes se nje pjese te mallit te trafikuar. Eshte kosto e perllogaritur mire dhe me zgjuaresi. Punen e beme, vleresimet I morem, tani te vazhdojme me porosite.

    Ky shtet I ka thene demokracise I e pirdhu me kohe! Dhe kur them me shtet I fus te gjithe. PS, PD, LSI, PDIU.

    Cfare jane ne ate parlament e ne struktura qeveritare, jane kriminelet e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu