• |
ide | kryesore

Pas kapjes së 613 kg kokainë flet ish-presidenti Nishani: Në rrezik siguria kombëtare e Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Pas kapjes së ngarkesës rekord të kokainës në territorin shqiptar, plot 613 kg me vlerë tregu 180 mln euro, ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Ai shprehet se siguria kombëtare e Shqipërisë është në rrezik.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i shtetit shkruan se “kthimi i Shqipërisë në destinacionin bazë të depozitimit të kokainës nga Amerika Latine, përpunimi i saj dhe shpërndarja më pas në Evropën Perëndimore e ka ekspozuar gjithsecilin prej nesh në një rrezik të madh edhe të jetës. Përfundimisht gjithçka e blerë! E blerë me kokainë tashmë. Ndaj siguria jonë është në rrezik! Kur siguria e qytetarëve të një vendi është në mënyrë masive në rrezik, Siguria Kombëtare është e tëra në rrezik“, – shkruan Nishani.

 



3 Comments

  1. Heeeuuu bre… kaq keq qeka puna bre Bujar…

    Cohuni dhe merrni armet ze na zaptoi kokaina.. oooo buuuurrraaaa..

    Ku ku moj nan sa budalla ma kjo bot siper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *