• |
ide | kryesore

Reagon “Skënderbeu”: Jashanica e mori me vetëdije substancën, por UEFA…

Sport



Klubi i Skënderbeu ka dalë në një komunikatë për shtyp nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, ku ka bërë një sqarim mbi procedimin disiplinor ndaj mbrojtësit Bajram Jashanica i cili është kapur nga UEFA me dopin në ndeshjen që korçarët luajtën në Elbasan me skuadrën zvicerane të Young Boys në ndeshjen e grupit të Europa League.

Skënderbeu konfirmon se më datë 29 shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershëm dhe efektiv. Në përpjesëtim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.

“Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të përdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës se arsyetuar nga ana e klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur procedurë disiplinore” – thotë klubi.

“Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanërisht, janë të klasifikuara në kategoritë me të ulëta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre. Klubi i Futbollit Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrierës se tij” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Skënderbeut. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *