• |
ide | kryesore

Dëshmitari i kokainës hedh poshtë alibinë e qeverisë

Kryesore

Alibia e qeverisë se kontenieri i ngarkuar me banane ku ishin fshehur 613 kilogramë kokainë nuk përputhet as me dëshminë e një prej të arrestuarve në magazinën e Maminasit. Dëshmia e Donald Lushajt krijon një kontradiktë të re në shpjegimin që i bën Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj dështimit në kapjen e bosëve të vërtetë të drogës. Dihet se të arrestuarit janë vetëm shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës Arbri Garden, Donaldo Lushaj, të dy nga 25 vjeç.

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi dëshminë e menaxherit të Arbri Garden, Donald Lushajt në prokurori. Lushaj dha detaje për itinerarin e kontenierit me kokainë nga Kolumbia në Shqipëri dhe përgjegjësitë që ka pronari i Arbri Garden, tashmë i arratisur, Arbri Çekaj.

“Kam 4 vite që punoj për Arbri Garden. Porositë bëhen nga Arbër Çekaj, kryesisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë. Kontenierët që porositëm kësaj radhe ishin dy javë me vonesë. Arsyeja e vonesës ishin se u ndaluan për inspektim në Livorno. Madje Çekajt i erdhi një email, sipas të cilit ai duhej të paguante 4 mijë euro për ngarkim-shkarkimin që u bë në Livorno për inspektimin. Në Durrës unë jam kontaktuar nga agjenti doganor me inicialet A.M për të më njoftuar se ngarkesa mbërriti” ka thënë Donaldo Lushaj.

Edhe në dosjen e prokurorisë konfirmohet se sinjalizimi për ngarkesën me kokainë në kontenierin e porositur nga Arbri Garden erdhi nga Livorno.

Sipas të githa gjasave, italianët e dinin se brenda në kontenier kishte kokainë, por lejuan udhëtimin drejt Shqipërisë, sepse prisnin që të kapeshin porositësit e vërtetë të kësaj sasie gjigande droge. Por policia shqiptare i la në baltë partnerët e huaj.

Siç dihet, në pranga u vu vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe një menaxher i kompanisë, Donaldo Lushaj. Pra policia shqiptare nuk arriti deri tek porositësit e mallit, madje nuk kapi dot as Arbër Çekajn, njeriun që kishte marrë përsipër të firmoste porosinë.

Pikërisht për të fshehur këtë dështim dhe pikëpyetjet që ngrihen pas konstatimit të tij, mëndohet se u shpik alibia e kapjes së rastësisme të 613 kilogramëve kokainë. I pari që foli për kapjen e kokainës nga Hetimi Doganor në bashkëpunim me policinë shqiptare ishte kryeministri Edi Rama.

Deklarata e Ramës u ndoq pastaj edhe nga Fatmir Xhafaj dhe burokratët e tjerë të policisë dhe të doganës, që janë në kor kundër fakteve që dalin përditë mbi kokainën e kapur në Durrës.

Nga dëshmia e Donaldo Lushajt, del një tjetër fakt kompromentues për operacionin e policisë. Njeriu që porositi kontenierin me kokainë, Arbër Çekaj u njoftua me email për shkarkimin dhe ngarkimin e kontenierit në Itali, përmes faturës 4 mijë euro. Çekaj mund ta ketë nuhatur se vonesa me dy javë e kontenierit në Livorno do pasohej me aksionin e policisë dhe për këtë është arratisur.

E habitshme është sesi njeriu që dihej nga policia se porositi kokainën nuk u mbajt nën vëzhgim dhe nuk iu ndalua dalja jashtë vendi. Largimi i tij jashtë Shqipërisë lë hapësira për dyshime, pasi ka ndodhur gjatë kohës që kontenieri ruhej nga policia në Durrës. Normalisht policia duhetj ta kishte ndaluar si njeriu që mund t’i çonte hetimet drejt bosëve të drogës.

Pas kapjes së 613 kg kokainë që trafikantët sollën nga Kolumbia në Durrës, në këtë qytet kanë mbërritur ekspertët amerikane të DEA-s. Ekspertët amerikanë do të kryejnë veprimet e tyre për të verifikuar procedurat që janë ndjekur pas kapjes së kokainës.

Ekspertët mendohet se po shqyrtojnë gjithçka që nga mbërritja, vonesat dhe ndalimi i personave dhe sekuestrimi i kokainës. Dyshimet janë se personat që sollën kokainën nga Kolumbia kishin lidhje të fuqishme politike me anë të cilave garantonin nisjen e mallit me vlerë rreth 180 milion euro.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

6 Comments

  1. Jo jo. Ata te Livornos e kane kthyer permbys por skane gjetur dot gje. Sa erdhi ne Durres, direkt keta te Xhafes…

  2. Ata te Italise e kane lene per te kapur te medhenjte kendej nga Arnautistani.

    Keta agot tane, e kane dekonspiruar, nuk kane pritur derisa te niste shperndarja ne destinacion/e! Fare e thjeshte, peshqit e medhenj shpetuan edhe kesaj rradhe. Rrjeta u ca!

  3. o djemat e lapsit ,une se bashku me 95%te popullit as nuk blejme as nuk shesim as nuk perdorim droge,atehere per ke ka interes kjo ceshtje?per nje perqindje shume te vogel te popullit,rrjedhimisht nuk ta ngre zemren peshe ky lloj opozitarizmi,sulmi ndaj qeverise per ta zvogeluar ate behet vetem ne ceshtjet ekonomike,qe kane te bejne me xhepin e popullit ,te tjerat jane per te mbushur gazeten,

  4. Nuke ka llogjike tjeter qe kokaina eshte porositur nga edvini e olsi i i edvinit,sipas thenieve te me siperme te provuara,ai qe solli drogen u la te dilte nga SHqipria.Kushe munde ta bente kyte zgjidhje pervec edvin narkomanit,e lakejve te tije polici e prokurori.Eshte per te pasur nji shprese tek DEA,vetem ata ndoshta do te na cojne te shohim porositsin e vertete te kokaines,e pastaj lakejte e edvinit do te veprojne duan apo zduan ata.

  5. O bisha po se mos shofim Xenin se shpejti ne burg per trafik?Kushedi sa do protestoni ju kurvat e Saliut ne emer te popullit pasaj.Thone qe Lul Basha po behet gati te kthehet ne Hollande dhe partine do e mari dhenduri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu