• |
ide | kryesore

Ministrja e Mbrotjes Xhaçka në komisionin e sigurisë: Të gjithë këtu jemi spiunë…

Lajme, Të fundit



Në Komisionin e Sigurisë ku ishte ftuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka patur debate mes mazhorancës dhe opozitës.  Senaca dëgjimore me Ministren e ka patur në fokus çështjen e Artur Meçollarit, i cili është pjesë e grupit negociator me Greqinë. Olta Xhaçka është kritikuar nga deputetët e djathtë për mbajtjen e Artur Meçollarit në listën e personave, pjesë e grupit negociator me Greqinë. Ky i fundit akuzohet si spiun, pasi sipas opozitës ka bashkëpunuar me agjenturat e huaja në dëm të interesave kombëtare të vendit.

Deputeti demokrat Salianji ka kërkuar nga Ministrja të japë arsyet se përse nuk ka bërë kallëzime penale për të gjitha çështjet dhe akuzat që ajo ka ngritur në komision dhe se përse ajo e mbron një “spiun” për të cilin edhe prokuroria ka nisur hetimet. Ministrja Xhaçka i është përgjigjur deputetit të PD-së Salianji, duke i thënë se të gjithë në komision janë spiunë nisur nga letrat aninome. Ajo u shpreh se akuzat ndaj Meçollarit janë të stisura.

Të gjithë këtu jemi spiunë, sepse letrat anonime që nuk bëjnë fakt nuk janë produkt i inteligjencës. Ju duhet të jeni më i familjarizuar me këtë proces, ju duhet të jeni më i ndjeshëm dhe jo çdo akuzë përbën fakt. Letrat anonime do cënonin karrierat e njerëzve. Akuzat për Artur Meçollarin janë të stisura, të shëmtuara dhe nuk qendrojnë”. – tha Xhaçka.



1 Comment

  1. nese gjith ne komision jan spiun atehere kombi shqiptare nuk pasqyrohet nga vetja por nga spiun agjentura te huaja keshtu qe cdomarrvshje del e pavlere po nuk u pyet kombi shqiptare me pare ne emrin e kombit dhe per fatet e ombit ne unitet vendose vet kombi shqiptare per te drejtat e tije ne nuk mund te lejojme perfaqsim nga spiunet ,ky eshte ze i thjeshte qe buron nga mezi keti kombi ,ku ashper ,ka te drejte cd shqiptaret te kerkojne dhogari dhe mbajme qendrim ne unitet ndaj cdo padrejtesie kombetare nuk guxon kush te firmosin ne emrin e keti kombi padrejtesine sepse padrejtesia eshte rrug mospajtimesh konfrontimesh dhe lufte kurse e drejta haku rrug paqe mirkuptimi mirqenie,krimi korrupsioni trallitia luftohet kudo me aspersin apsolute,askush nuk mund te anashkalojne mendimin unik te 15 milion shqiptareve kte vareni ne vesh gjitha palet si perfaqesuesit shqptare si ato grek,nese nuk deshironi luften konfirmoni paqen lufta ka porten e padrejtesise paqa te drejtesise e drejta haku njerzore nuk eshte objekt pazaresh ai vetem respektohet dhe mbrohet me greqin ne kemi per te diskutuar per te marr teritoret qe kemi camerin jo per te leshuar tjera,territore, ky eshte mendimi im i fjales se lire nga mesi i nje kombi qe u masakruam prej nje shekulli qe me coptimin etnik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *