• |
ide | kryesore

Shoferi i kompanisë ‘Arbri Garden’ në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për drogën, transportoja në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Edhe shoferi i kompanisë “Arbri Garden”,  Armando Pezaku, ku u kapën plot 613 kilogramë kokainë në Maminas, ka dëshmuar këtë të martë në gjykatë duke deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për drogën.

Shoferi ka folur edhe për një status në rrjetin e tij social ku shkruhej se detyra e tij ishte “të dërgonte miell tek partizanët”. Pezaku është shfajësuar duke thënë se adresën në rrjetin social ia ka hapur i vëllai dhe se ai personalisht nuk merret me mediat sociale.

Nga ana tjetër, Pezaku ka treguar në gjykatë edhe detyrat e tij si transportues, duke thënë se ka vetëm 6 muaj që punon si shofer në kompani dhe se ishte ai që kryente transportet nga kryeqyteti në portin e Durrësit, pasi shoferëve të vjetër nuk i pëlqente të bënin të tilla udhëtime. Si më i riu, është shprehur Pezaku, skam kundërshtuar që të bëj transportet nga porti i Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *