• |
ide | kryesore

“Stella & Dot” fushatë sensibilizuese për fuqizimin e gruas (Video)

Paparazzi, Slider



Në çdo 8 Mars ndeshemi shpesh me pyetjen: Është festë apo protestë? Rëndësi ka që është dita ndërkombëtare e gruas dhe motoja e ditës së gruas është “barazi”, edhe pse akoma nuk është arritur plotësisht. Një nga mënyrat se si gratë mund ta arrijnë këtë gjë, është të bëhen të zonjat e vetes dhe jetës së tyre.

Stella & Dot, një kompani bizhuterish dhe aksesorësh, e cila që prej vitit 2006 u ka ardhur në ndihmë grave për fillimin e biznesit të tyre, i është bashkuar “All Women Project”, në një fushatë sensibilizimi për fuqizimin e gruas në biznes. All Women Project është një organizatë jofitimprurëse, që i dedikohet mospërdorimit të fotoshopit te gratë, në reklama apo media të ndryshme.

Në mbështetje të fushatës së Stella & Dot dhe AWP u publikuan disa video me në qendër gratë që zotërojnë një biznes, duke diskutuar për përfitimet dhe sfidat me të cilat janë përballur për t`ia dalë mbanë. Sipërmarrja nuk është diçka e lehtë, por kur dëgjon ato gra të flasin, kupton se është diçka që ia vlen.

Lidhur me këtë fushatë, Stella & Dot ka deklaruar se kompania do të eliminojë përdorimin e fotoshopit, që synon të perfeksionojë fytyrën apo trupin e grave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *