• |
ide | kryesore

Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Lajme, Të fundit



Policia arrestoi Lekë Frrokun, i cili dyshohet se është i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Frroku është arrestuar në afërsi të Rinasit, gjatë një kontrolli të rastësishëm, teksa mësohet se ishte në shoqërinë e dy femrave.

Mësohet se Frroku ka qenë një ndër organizatorët e skemës së tjetërsimit të pronave.

Disa ditë më parë, një prej zyrtarëve që u arrestuan për këtë vepër penale ishte dhe kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, por gjykata vendosi t’a lërë në ‘arrest shtëpie’ dy ditë më pas. Arrestimi i kryebashiakut demokrat u shoqërua me protesta nga familjarë e mbështetës të Frrokajt, si në komisariatin e policisë, ashtu edhe para gjykatës.

Skema 

Sipas policisë zyrtarët dhe ish-zyrtarët  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me detyrën dhe kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore.  Më pas është rregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *