• |
ide | kryesore

Xhafaj letër Hajdarmatajt: Thërrit në Prokurori Bashën dhe Berishën për kokainën e Maminasit

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i kërkon drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës.

Përmes një letre, ministri thotë se 2 deputetët duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërisht për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kg kokainë.

Nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit. Ndërkohë unë njoh dhe respektoj faktin se zyra që ju drejtoni është organi kompetent që Kushtetuta dhe ligji e ngarkojnë të marrë dhe të vlerësojë ligjërisht deklarimet e këtyre zotërinjve dhe vërtetësinë e tyre, ndaj është përgjegjësia juaj institucionale dhe detyrimi kushtetues e ligjor i zotit Sali Berisha dhe i zotit Lulzim Basha që t’i paraqesin organit që ju drejtoni, faktet dhe provat mbi trafikun e drogës në Shqipëri, që ata pretendojnë në deklarimet e tyre publike”, – shkruan ndër të tjera Xhafaj.

 



6 Comments

    1. Ti je jurist i vjeter shoku dhe normalisht kshu duhet te funksionoj sic thua ti. Duhet ta therrasi prokuroria. Ndaj duhet bere sa me shpejt ai vettingu qe te ikin kta prokuroret e korruptuar dhe te vijn ata qe duan edhe dijn te bejn detyre

  1. Po mo po ne ate krahe fli ti. Ky eshte i lidhur koke e kemb me ata ti thua therriti. Ky cun tropoje. Berisha e vuri aty si mund ti therrasi. Lere njeher qe ky Hajdarmataj eshte i perlyer koke e kembe.

  2. ai xhaxhi te bente synet me hanxhar, nuk te lente te beje kakardhi o mero llumi. po ju doni rrumpall, prandaj keni 27 vjet qe po vidhni ato qe la ai merhumi, po nejse vk mire jeni mbajini forte baballaret e kombit. do vije koha qe do hani supe te bashkia ne rralle, dhe ngrohni morrat ne diell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *