• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ky është poshtërimi që policia e Kosovës i bëri në Prishtinë zyrtarit të lartë serb

Lajme, Të fundit



Ky është momenti kur zyrtari i lartë serb, Marko Gjuriç mbërrin në Prishtinë pas arrestimit nga forcat speciale të Policisë së Kosovës. Siç shihet nga pamjet, ai është i prangosur dhe me kokën poshtë, gati-gati po tërhiqet zvarrë nga policia për t’u futur në rajonin e Prishtinës. Qëllimisht automjeti i policisë ku ndodhej Gjuriç është lënë disa metra larg hyrjes së rajonit, për t’i dhënë mundësi mediave që ta filmonin atë teksa ishte me pranga nëpër duar dhe kokën poshtë. E gjithë ajo që kërkon të tregojë Kosova përmes këtij arrestimi dhe mënyrën se si u servir në media, është thjesht një demonstrim force tek Beogradi. Me siguri që për atë çfarë ndodhi sot në Mitrovicë dhe Prishtinë, ka patur edhe një shkelje syri nga ndërkombëtarët. Gjuric u arrestua pasi kishte hyrë pa laje në territorin e Kosovës.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Prandaj Policia e Kosoves e sidomos Forcat e Sigurise se Kosoves, jane institucioni qe respektohet nga cdo shtetas i Kosoves pa dallime politike,sepse e dime qe kur te vijne momenti,sic ishte dhe sot nje nga ato momente, do na beni krenare. Krenar me ju. Zoti e bekofte Kosoven dhe gjithe shqiptaret kudo ne bote. Ska paqe ne Ballkan pa iu treguar vendi qe meritojne serbeve. Ky eshte vetem fillimi.BRAVOOOOOOOOOOOOO

  2. PO mire me mire dakort. “Hyri pa leje”. Le te arrestohet Serbi Gjuric, qe tu behet mesim e mos ta bejne me. Po pse duhet ta poshteroni nje zyrtar te nje shteti tjeter? Pse te terhiqet me koke poshte zvarre publikisht? Sikur te ishte nje kriminel i rendomte qe ta trajtoni ne ate menyre. Nuk ke pse i ben poshterimin maksimal armikut tend. Kryej detyren arrestoje por jo ta poshterosh. Jo per gje, por do ta bejne edhe Serbet pastaj kur te kene rast me zyrtaret e Kosoves. Thjeshte i dhate nje shkak qe neser tua bejne edhe ata te njejten gje. Te arrestojne e poshterojne nje zyrtar te Kosoves.

  3. Tani besoj se u zgjidhen te gjitha problemet e Shqiperise dhe Kosoves, nuk ka me kriminalitet, nuk ka me te varfer, nuk ka me korrupsion…gjithe ky entuziazem se 20 police te forcave speciale arrestuan nje Serb…sa kompleks inferioriteti mund te kete nje popull?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *