• |
ide | kryesore

Lady Gaga kapet nga paparacët në rrugët e Malibusë

Paparazzi, Slider



Këngëtarja së fundmi nuk ka qenë prezente me asnjë këngë të re, si dhe është detyruar që në shkurt të anullojë 10 datat e fundit të turit botëror “Joanne”, për shkak të betejës me sëmundjen e fibromialgjisë. Sipas një lajmërimi të Live Nation, këngëtarja ka dhimbje dhe për këtë shkak nuk mund të këndojë live. Gjithashtu, Live Nation ka deklaruar se këngëtarja është nën kujdesin e mjekëve ekspertë, të cilët po punojnë me të, në mënyrë që ajo të mund të performojë në të ardhmen.

Lady Gaga u shfaq dje në rrugët e Malibusë më të fejuarin e saj Christian Carino, teksa shkonin te Starbucks. Ajo ishte veshur totalisht me të zeza, me xhinse dhe një bluzë me imazh tigri para, si dhe mbante një kapele në kokë. Shumë ndryshe nga ç`jemi mësuar ta shikojmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *