• |
ide | kryesore

Pas Milot-Morinë edhe rrugë të tjera me pagesë, projekti i qeverisë për akset kryesore nacionale

Lajme, Të fundit



Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit. Drafti i përgatitur nga kompania “Egnatia Odos” në vitin 2015, me kërkesë të qeverisë shqiptare, rekomandon vendosjen e tarifave përmes një procesi gradual me 4 faza.

Sipas tij, në fazën e parë propozohet të bëhen me tarifë-kalimi 4 rrugët kryesore të vendit. Ato janë autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, pasi të jetë përfunduar. Këto 4 akse rekomandohen të bëhën me pagesë menjëherë.

Pas instalimit të pagesës në 4 segmentet e para, në një fazë të dytë propozohet të vendosen në sistem tarifimi dy rrugë të tjera; autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtazi. Në fazën e tretë rekomandohet bërja me pagesë e rrugës Levan-Tepelenë, ndërsa në fund akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros, pra me një mesatare totale 2.5 cent të euros për çdo kilometër. Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometra, pagesa për automjetet sipas konsulentit duhet te jetë mesatarisht 2.5 euro.

Ky është propozimi i konsulentit ndërkombëtar. Qeveria ka lajmëruar se, pas rrugës Milot-Morinë, tarifa e kalimit do të vendoset edhe në akse të tjera, por pa specifikuar se cilat do të jenë ato./ Tch



6 Comments

  1. Cfare gazetarucesh! Po si nuk e permend njeri faktin se (pervec Tirane-Elbasan) rruget qe do te bje me tra ky Trau i Madh NUK KANE RRUGE ALTERNATIVE PA PAGESE!!!!!! Dhe as nuk flitet nga qeveria per kete!

  2. kjo eshte loja e qelbesires sorosian rama skishte si te thoshte popullit qe te gjitha rruget do behen me taksa dhe vandalizoi disa barake sepse se ka problem kur ka vandalizuar jete njerzish jome ato dhe tani si ai maj plehut hapet b*thsh un cuditem si ka kaq guxim e flet si ne tok te vet ky drogaxhi psikopat i mjere
    keputjani sic kan likujduar trebicken me santon e te tjere se boll duruam kete legen pabuks

  3. Mos ja keputni kot edhe ju te lapsit.Te jeni te sigurte,dhe po ju them te verteten,se rruga Tirane Surel,nuk do behet me pagese.Per kete ju garantoj,qafsha Ramen!

  4. Tarife mirembajtje 2.5 cent per km (3500 leke te vjetra per 100 km) ??? kush eshte ky konsulent nderkombetar qe vlereson keshtu mirembajtjen ne nje vend te varfer si shqiperia. Ky konsulent duhet proceduar penalisht i pari per mashtrim me shifrat . Ky eshte i blere nga rama me shoke qe te vjedhin sa me shume.

  5. Nuk ka vend ne bote qe ben me pagese rruget nacionale,pa asnje alternative tjeter kalimi. Te besh rruget superstrade si Elbasan Kapshtice me pagese kjo eshte cmenduri.Do mbeten perkohesisht pa pagese rruget e fshatrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *