• |
ide | kryesore

Pse gjykatësja Alma Ahmeti qëndronte me kokën ulur? (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Shumë nga ata që e panë live shpalljen e vendimit për të lënë në burg 11 protestues kuksianë (dy të tjerë në arrest shtëpie), u habitën nga fakti i qëndrimit të gjyqtares Alma Ahmeti. Ajo qëndronte gjithë kohën e kërrusur, me kokën ulur, aq sa dukej sikur kishte frikë sikur publiku mos i shikonte fytyrën.

Me sa duket kurioziteti se pse qëndronte me kokën ulur e ka një shpjegim.

Së pari se atë e sollën derr në thes nga gjykata e Kukësit në këtë të Tiranës, për ta kryer këtu seancën gjyqësore.

E dyta se ajo nuk guxoi t’i luanate as presjen asaj që i kishte kërkuar prokuroria duke lënë në burg po aq njerëz sa i kishte kërkuar organi i akuzës dhe duke flakur tej çdo pavarësi të gjyqsorit.

E treta dhe më e rënda, se sikurse tregoi ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, se ajo është në konfikt të pastër interesi. Bashkëshorti i saj, Erion Ahmeti është shefi i policisë rrugore Tiranë, pra i merr urdhërat nga të njëjtit eprorë që bënë ato arrestime aq në kundërshtim me ligjet e vendit.

Për këto arsye, kjo gjyqtare e Kukësit, që duhej të jepte dorëheqjen nga ky proces preferoi ta mbyllë atë me kokën ulur.

©Lapsi.al 



8 Comments

  1. Kjo nuk eshte gjyqetare por lexuese te asaj qe ia kane dhene per ta komunikuar. Kjo dihet, RAMA, XHAFA. dy kokat e sherbimit komunist. Keshtu e deshen drejtesine, e keshtu e bene Ketu nuk kame drejtesi, sepse tashme ajo eshte e kapur, andaj duhet permbysje e fillim nga e para ne kete proces qe me aqe zili krkohej nga populli, por perfundoi ne vegel te RAMRES. e me kete cdo gje tashme eshte e vdekur, ketu komandon diktatura e kelysheve te komunisteve,

  2. Alma eshte nje nga gjykateset me me integritet te shqiperise. Magjistrate qe sakrifikon jeten familjare duke punuar me ndershmeri prej mbi 6 vitesh ne kukes.

  3. Si ai katunari burri i saj qe e ka mbushur policine rrugore me hajdute dhe ordinere duke e kthyer trafikun ne gjendje alarmante me aksidente te panumurt dhe me shume viktima dhe policet ne xhepista dhe gjobagjinj

  4. Kjo pamje tregon qarte pozicionin e institucionit te drejtesise ne raport me pushtetin… kokulur. Turp per ate , per qeverine dhe per te gjithe ne qe duhet te shikojme kete gje. Nese kjo eshte reforma ne drejtesi, atehere populli po ja fut vetes.

  5. Hello there,
    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to promote your website here at lapsi.al on our blog alychidesigns.com ?

    I am looking for people/businesses that would like to contribute promotional or helpful articles to our blog.

    If you are willing to post on our site, we would post an promotional link within the article as well as an (optional) author link.

    If you may be interested please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *