• |
ide | kryesore

Tinka Kurti ironizon,’Rroftë Robert Ndrenika, ne jemi në hije’

Paparazzi, Slider



Thumbi pati të ftuar këtë javë Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti.

Në një bisedë për të rikujtuar kantautorin e parë shqiptar, Françesk Radi, dy aktoret e njohura kanë treguar kujtimet më të bukura me të ndjerin, ato më gazmoret dhe sigurisht, përshtypjet e tyre për artin e tij.

Fundin e intervistës, Tinka Kurti zgjodhi ta bënte me një shprehje mjaft të bukur e domethënëse.

“Ne jemi në një fushë futbolli ku është një perde. Pas saj janë regjizori, puntorët e skenës kurse para jemi ne aktorët”, – ka thënë aktorja e mirënjohur dhe e nderuar me shumë çmime. “Por, unë bëj një pas të bukur dhe golin e bën Robert Ndrenika, dhe të gjithë [publiku] bërtasin ‘Rroftë Robert Ndrenika’ e ne të tjerave na lënë në hije”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *