• |
ide | kryesore

Emri/ Kush ishin tre viktimat e një familjeje që ranë në kanal, po ktheheshin për në Greqi

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident tragjik me tre të vdekur në aksin Levan-Tepelenë. Viktimat janë identifikuar tashmë dhe mësohet se bëhet fjalë për familjen e Fisnik Muratajt, i cili drejtonte mjetin dhe udhëtonte me gruan dhe vajzën. Familja kthehej në Greqi, ku dhe jetonin prej kohësh.

Informacioni i policise

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *