• |
ide | kryesore

Taksa e Rrugës së Kombit/ Hetohen edhe policët e protestës në Kalimash

Lajme, Të fundit



Veprimet e policisë ditën e protestës në Rrugën e Kombit do të jenë objekt i një hetimi penal të nisur nga Prokuroria e Kukësit. Burime nga akuza e qytetit verior thanë për Tv Klan se kanë nisur një hetim për veprimet arbitrare të punonjësve të policisë ditën e protestës.

Ka dyshime se disa sjellje të bluve nuk kanë qenë të mbështetura në rregulllore dhe për këtë janë duke u kqyrur një sërë provash. Në filmime amatore të shpërndara në rrjetet sociale gjatë të protestës së 31 Marsit, shihen policë të cilët qëllojnë me gure drejt qytetarëve. Ky veprim po edhe sjellje të tjera të efektivëve do të verifikohen nga grupi hetimor i Prokurorisë së Kukësit i cili është i ndryshëm nga ai që po heton protestuesit.

Nga dëshmitë e dhëna deri tani nga persona që morën pjesë në protestë e bazuar kjo edhe në pamje filmike, ka rezultuar se efektivët në shërbim kanë qëlluar mbi protestuesit me shkopinj gome dhe gurë. Nga 23 të arrestuarit e pas protestës, 11 prej tyre janë në qeli, 2 në arrest shtepie dhe 10 të tjerëve iu caktua masa e siguresë detyrim paraqitje./ Tv Klan



4 Comments

  1. A jeni ne gjendje te beni krahasimin me 21 Janarin?
    Sali k/muti vrau 4 te pafajshem dhe mashtroi publikisht ne tv, fallcifikoi, prishi filmimet, nuk lejoi te hetoet policia, etj.,etj.
    Ndersa sot edhe se nuk ka ndodhur asgje e krahasueshme me 21 Janarin Hetusia po vepron e lire edhe mbi shtetin.
    Apo jo ari me gjithe llumrat e tjere?

  2. Figurative, e gazetareske,,,,, as mos mbani shprese se kryhet me te vertete . Keta jane mjeshtra te mashtrimit mediatik, keta bejne si puna e hajdutitqe ka vjedhur, e kur e ndiqnin therriste; LAPENI HAJDUTIN, kjo i ka ngelur e kete bejne keta fare monstrash.

  3. Per ti thene ketij lart, me emer te vdkuri, por thengjill ne fjale. se me kete drejtesi qe na i ben bilac ramist, te na tregoi per langot e hajdutet e ketij pushteti,, me ali baben qe kane ne krye . QELBESIRA I paemer, fundrine, mbeturine, gerrese e tepsise RAMES… lepij ate qe te hedh qeveria, se ne grope te semes do shkoni.. HAJDUTE, KODOSHE TE DEMOKRACISE.

  4. Per ti thene ketij lart, me emer te vdkuri, por thengjill ne fjale. se me kete drejtesi qe na i ben bilac ramist, te na tregoi per langot e hajdutet e ketij pushteti,, me ali baben qe kane ne krye . QELBESIRA I paemer, fundrine, mbeturine, gerrese e tepsise RAMES… lepij ate qe te hedh qeveria, se ne grope te semes do shkoni.. HAJDUTE, KODOSHE TE DEMOKRACISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *