• |
ide | kryesore

Drejtoresha e Tatimeve shpjegohet në ERTV: TVSH nuk shton detyrimet për biznesin e vogël

Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, ka folur për ERTV pas protestës së tregtarëve, të cilët kundërshtojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së. Ajo tha se skema e TVSH as nuk do të rëndojë barrën e të vegjëlve dhe as nuk do të ndikojë mbi çmimet. “Falë kësaj reforme, do të marrë fund cirku i shumë të mëdhenjve që janë shfaqur si të vegjël, duke gënjyer njëkohësisht konsumatorin dhe shtetin, si edhe loja e shumë të mëdhenjve që kanë përdorur të vegjlit për të shmangur detyrimet tatimore, duke dëmtuar konkurrencën në treg”, tha Vjero.

Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, nuk ka asnjë taksë të re. “Nuk ka asnjë detyrim të shtuar. Ata vetëm do të deklarojnë në skemën e TVSH”.

Më tej, Vasilika Vjero, teksa iu referua protestës së ditës së sotme, theksoi se ata tatimpagues që zhvillojnë aktivitetin brenda tregjeve të bashkive, janë jashtë skemës së TVSH.

“Ne kemi ndjekur me vëmendje protestën e sotme të biznesit të vogël. Ata tatimpagues që zhvillojnë aktivitetin brenda tregjeve të bashkive, janë jashtë skemës së TVSH. Këtë duhet të ripërsërisim. Nuk duhet të ketë shqetësim te këta tatimpagues. Ata që do të përfshihen në këtë skemë janë njoftuar më herët”, tha drejtoresha e TVSH



6 Comments

  1. hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ,,, genjeni me vetedije dhe e besoni ne menyre absolute. IDIOTE

  2. Nuk e kuptoj pse nuk i bejne keto sqarime perpara keta te qeverise dhe keshtu evitohen shume keqkuptime, abuzime, lajme te rreme, manipulime politike e te tjere..

    Cfare ju kushton qe ne televizjonin kombetar te filloni 2 ose 3 jave perpara te sqaroni skemen me detaje ne menyre qe cdo tregtar ta kete te qarte si si funksjonon.

    Kete mangesi pati dhe reforma ne Arsim qe nuk u shpjegua sa duhet dhe u be ajo amulli ne fillim.
    Keshtu u be dhe historia e taxes se rruges se kombit .

    Ju te qeverise duhet te harxhoni ca para me shume per te sqaruar dhe shpjeguar reformat qe po beni,,,, perndryhse cdo gje do te perdoret politikisht , mediatikisht kundra jush..

    1. Sepse ata genjejne, lere demagogjine…!!! Pse Taksa e Rruges se kombit nuk u vu, apo e keqkuptuam ne, Perse nuk mbetestudentet jashe universiteteve apo u keqkuptua, Perse nuk eshte shkaterruar sistemi shkollor apo u keqkuptua….QE TAKSAT JANE RRITUR DHE DUAN AKOMA TI RRISIN NUK KA NEVOJE TA KUPTOJME E NDJEJME NE XHEPAT TANE…Lere demagogjine, mjaft me ERTV…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *