• |
ide | kryesore

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda e tij

Lajme, Të fundit
tusk.jpg



Qershori duket larg por shumica parlamentare ka nisur tashmë rrugëtimin në vendet e BE për të siguruar sa më shumë mbështetje për statusin e vendit kandidat. Seanca e kësaj të enjte është shtyrë për të enjten tjetër për shkak se shumë delegacione ndodhen në vendet e BE, ndërsa sot Tiranën e viziton presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ndërsa kryeministri Rama takon të enjten kancelaren Merkel.

Në kulmin e konfliktit pozitë-opozitë dhe kur opozita ka thënë se nuk do lejojë zhvillimin e një seance normale, administrata parlamentare ka njoftuar se këtë enjte nuk do ketë seancë plenare sikur është bërë zakon të ketë çdo të enjte.

Sipas Kuvendit arsyeja e vërtetë të kësaj shtyrje bëhet për shkak kryesor se disa delegacione parlamentare kane nisur takime në kuadër të një turi lobimesh për statusin e vendit kandidat.

Po në këtë kuadër sot e viziton Shqipërinë presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk në kuadër të një turi ballkanik ku do takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me presidentin serb, presidentin kosovar, atë të Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Po në kuadër të rekomandimit të negociatave dritën jeshile për të cilat Shqipëria e mori nga Komisioni Europian, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist kanë marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që po organizohet në Estoni ku është kërkuar mbështetja e parlamentarëve të vendeve anëtare të BE.

Po kështu një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillojnë një vizitë zyrtare, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg ku gjithashtu është kërkuar mbështetja e vendeve anëtare.

Mësohet edhe axhenda e presidentit të Këshillit të Europës sipas së cilës Tusk do të takohet me kreun e qeverisë shqiptare në orën 12.40 dhe në orën 13.15 do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu Edi Rama do të nisë të enjten një takim me Angela Merkel të cilës gjithashtu do ti kërkojë mbështetje për Shqipërinë nga ana e Bundestagut shqiptar. Për nisjen e negociatave të anëtarësimit Shqipërisë i duhen votat e parlamenteve të vendeve anëtare të BE deri në muajin qershor kur pritet që Këshilli i Europës të japë vendimin përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *