• |
ide | kryesore

I doli në mbrojtje Trump, Kanye West sulmohet nga miqtë e tij

Paparazzi, Slider



Pasi lajmëroi publikimin e albumit të tij të ri në qershor të këtij viti, West shprehu simpatinë dhe dashamirësinë e tij ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Nuk është e nevojshme të jesh dakord me Trump, por fushatat kundër tij nuk mund të më bëjnë të mos e dua. Ne kemi të dy energji dragoi. Ai është vëllai im. Unë bie dakord me çdo gjë që dikush bën. Kjo na bën të pavarur. Dhe të gjithë kemi të drejtë të jemi të pavarur!”, – shkruan Kanye në një prej statuseve të tij në Twitter. Më vonë, vjen edhe përgjigja e Trump, i cili e falenderoj reperin e “Watch The Throne” për këto fjalë dhe i dhuron një kapele me nënshkrimin: “Make America Great Again/ Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!”. Kaq ka mjaftuar që ndaj reperit të vijë një valë sulmesh, ofendimesh, kritikash, gjë që është pasqyruar menjëherë në të ardhurat e reperi të cilat kanë rënë ndjeshëm.

Jo vetëm kaq, po kjo i ka kushtuar plot 10 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe miqësitë me emra si Rihanna, Drake, Lana Del Rey, Nicki Minaj, Ariana Grande, Kendrick Lamar, Katy Perry, Justin Bieber, The Weeknd, Dua Lipa, pasi edhe këta janë në listën e personave që kanë hequr Kanyen nga rrjetet e tyre sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *