• |
ide | kryesore

Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS-së, do të raportohet për performancën e qeverisë

Lajme, Të fundit
asambleja.jpg



Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste mblidhet sot në orën 10:00, ku do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes.

Sipas axhendës, do të merre vendim për  vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së PS për 2018.

Pika e parë e rendit të ditës do të jetë fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Më pas, do të raportohet për performancën e qeverisë, e shoqëruar nga një raportim e koordinatores kombëtare, Elisa Spiropali.

Asambleja Kombëtare do të miratojë edhe një udhëzim për zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisë qendrore dhe vendore prej datës 1 maj deri më 30 qershor.



2 Comments

  1. Asambleja, perse?! Do nxjerrin pergjegjesite per cfare!!! Kujt do o kerkoj Rama llogari nga ministrat e tij?! Ahmetajt, Gjiknurit kujt mundet. Qe te besh analize , duhet te jesh vete i paster., me integritet. Jeni te gjithe te zhytur, e bete , qe kete vend sa ska me keq. Lerini show-n e rradhes , mblidhuni e beni nga nje doreheqje. Ka shqiperia plot djem e vajza te shkolluar ne shkollat me te mire te evropes dhe Amerikes, qe ne rradhe te pare jane me idealiste, shume me profesioniste dhe qe e duan kete vend. Koha juaj mbaroi. Treguat qe ishit nje cete qe cate e ndate, si ujku ne bageti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *