• |
ide | kryesore

Familja Balili “mund” policinë, gjykata u kthen licencat për policitë private

Lajme, Të fundit



Familja e Klement Balilit, njërit prej personave më të kërkuar nga policia shqiptare vitet e fundit, fiton betejën ligjore me Policinë e Shtetit në lidhje me heqjen e licencave të kompanive të policisë private. Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin me të cilin ka vendosur mospranimin e rekursit të Policisë së Shtetit kundër vendimit të togave te zeza të cilat pezulluan heqjen e licencave për shoqërinë e ruajtjes fizike në pronësi të familjes Balili. Pak muaj më parë u zbulua fakti se këto kompani kishin përfituar fonde nga buxheti i shtetit për ruajtjen e disa institucioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka humbur gjyqin me kompanitë e policive private në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit.

Verdikti i dhënë disa javë më parë është zbardhur së fundi nga Gjykata e Lartë.

Në thelb, Gjykata nuk i hyn analizës së themelit të provave, por thekson se kompanitë private në rastin në fjalë kanë pasur të drejtë të ankohen në gjykatë për heqjen e licencave nga kreu i Policisë së Shtetit.

Rekursi i organit qendror të policisë në Kolegjin e Gjykatës së lartë, kërkonte lënien në fuqi të urdhrit të nxjerrë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, në datën 17 dhjetor 2017, kundër kompanive të policive private të familjes Balili.

Vendimi i Çakos për heqjen e licencave të policive private të familjes Balili, u ankimua nga kompania Balili-Co sh.p.k. dhe pronarët Bashkim Balili e Selim Balili.

Pas këtij ankimi, gjykata e shkallës së parë pezulloi vendimin e kreut të policisë.

Drejtoria e Përgjithshme bëri rekurs në Gjykatën e Apelit e cila nuk e pranoi atë.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Gjykata e Lartë duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të dhënë për togave te zeza të Gjykatës Administrative të shkallës së parë.

Heqja e licencave të kompanive të policisë private në pronësi të familjes Balili u bë nga ish-kreu i policisë pas publikimit të faktit se këto subjekte kishin kontrata për ruajtjen e institucioneve shtetërore dhe se kishin përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit.



4 Comments

  1. shoket e kriminelve rama meta,ruqi,xhafa askush nuk mund ti prek.kjo esht drejtesia e mao LUU ce dun,vllahutin e mogerini.me kokain dhe mijera tonelata dog e felliqt ter boten.

  2. Ky veprim,pritej,sepse kryeministri ja tha edhe gazetarit te huaj,se edhe Eskobari origjinal,nuk u kap menjehere.Ky Eskobari i Rames,ka dy vjet qe “gjoja po kerkohet” dhe kjo nuk qenka kohe e mjaftueshme!!!!!

  3. Qyqa sa shpejt e shqyrtoi ceshtjen gjykata e larte, per ”licencat e balilit”, pronaret qe kane cuar ceshtjen ne gjyq kane nga 5 vjet qe nuk ju shqyrton dosjet.

  4. epo ata te shkrete nuk kane pare droge me thes sic ka Balili per te paguar gjykaten e larte dhe aq me teper kujdesin e qeverise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *