• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Kokëdhimës: Rama ka qenë servili i Ilir Metës, i shkruante edhe fjalimet

Lajme, Të fundit



Koço Kokëdhima ka qenë i ftuar në forumet e Universitetit europian, ku ka folur për të shkuarën e tij si biznesmen e politikan. Para studentëve, Kokëdhima e cilësoi veten si një njeri në luftë me të gjithë qeveritë:

“Kam qenë në qeverinë e Saliut privatizuesi më i madh i Shqipërisë. Kam blerë ndoshta 20 kompani shtetërore. bizneset që kam bërë vetë deri më ’97, kanë qenë jashtë politikës. Jam personi i vetëm, biznesmeni i vetëm në Shqipëri që kam qenë në luftë me të gjitha qeveritë. Edhe me Ilir Metën kam qenë kundërshtari numër një, edhe me Fatos Nanon, edhe me Sali Berishën. Edhe me Edi Ramën po kështu…”.

Ai gjithashtu akuzoi edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si të korruptuar, pasi u pyet mbi vendimin për heqjen e mandatit të tij:

“Ajo Gjykata Kushtetuese tre nga ata ushtarët i ka humbur si të korruptuar. Vetëm dy do të shpëtojnë nga ata; Sokol Berberi dhe Vitore Tusha. Të gjithë të tjerët të janë të zhytur deri në fyt, si njerëz të inkriminuar, të korruptuar dhe të kapur nga pushteti”.

Mbi prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin aktual, Edi Rama, ish-deputeti foli për zhgënjimin që ka marrë nga Partia Socialiste, sa herë ajo ka qenë në pushtet.

Ndërsa marrëdhënien mes tyre nuk e quajti as mes miqsh, apo siç është cilësuar nga njerëz të afërt të të dyve si mes një babai shpirtëror dhe një biri, por Kokëdhima tha se ka qenë mentor i Ramës:

“Ramën e kam ndihmuar në mënyrë të sinqertë. Nuk e kam ndihmuar Ramën për hatër të Ramës, por me një motiv shumë të qartë politik. Kam pasur bindjen se Partia Socialiste ishte një trashëgimi e rëndësishme për popullin shqiptar, bindje që e ruajta deri më 2013–ën. Partia Socialiste ishte zhgënjim i madh në pushtet.

Zhgënjimi i madh i parë në pushtet ishte ajo që bëri Fatos Nano. Opozita më e madhe që iu bë qeverisë Nano sapo erdhi në pushtet, pas pesë muajsh, ishte ajo që i kemi bërë ne, sepse ishte person i papërgjegjshëm në pushtet; i papërgjegjshëm, i pamoralshëm, i korruptuar deri në palcë.

Pastaj erdhi Ilir Meta: Çfarë bëri ai? Ia kaloi Fatosit dhe Saliut. E mori qeverinë, e bëri copë-copë PS-në dhe përqendroi në duart e veta një akumulim të madh pushteti dhe paraje dhe PS-ja u nda praktikisht në dy pole, në dy bajlozë, që luftonin me njëri-tjetrin për ta zotëruar dhe dominuar PS-në”.

Kokëdhima kujtoi bisedën me Ramën dhe këshillat që i dha për të krijuar një pol të tretë brenda partisë:

“Më 2001-shin, kur bënim betejën kundër Ilir Metës, që të bënte një qeveri përfaqësuese, integruese të të gjithë së Majtës; një qeveri jo të vetën, por të përfaqësonte të gjithë fraksionet e së Majtës, në këtë periudhë, Edi Rama shkruante fjalimet e Metës. Në këtë periudhë ishte një servil dhe në këtë periudhë i kam kërkuar të distancohet dhe i kam thënë: “Ej zotëri! Shërbeji kohezionit në PS dhe jo mposhtjes së njërës palë! Bëj një pol të ri që të relativizohen këto dy fuqi që përpiqen të dominojnë të Majtën dhe shtetin dhe, me këtë relativizim ndoshta kompozojmë një të Majtë të re të reformuar që t’i dalë për zot përgjegjësive qeverisëse të Shqipërisë! Po e bëre këtë punë, mund të bëhesh kryeministër” – tha ai, ndërsa shtoi:

“Nga 2003 deri më 2007-ën, kam qenë mentori i Edi Ramës, nuk kam qenë mik i tij, sepse ai në opozitë është një person që konsultohet, kërkon, pyet këdo, dëgjon etj. etj. Në pushtet është tjetër gjë dhe në opozitë është krejt tjetër njeri. Ai vinte tek unë sa herë kishte nevojë, edhe në 6 të mëngjesit, edhe në 10 të natës. E kam konsultuar gjithnjë në rrugë të drejtë dhe gjithnjë në përputhje me interesin publik”.

Kokëdhima zbuloi se në politikë është futur aksidentalisht, pasi kishte në plan të përgatiste terrenin për një karrierë politike të së bijës, këngëtares Besa Kokëdhima:

“Negociova për 18 muaj rresht marrëveshjen mes PS dhe LSI, marrëveshje e cila nuk funksiononte sepse këta kishin dashur ta ekzekutonin njëri-tjetrin. Kishin bërë gjithçka kundër njëri-tjetrit, ishin dy struktura kundër njëri-tjetrit. Armiqësore. Nuk bëhej fjalë për politikë, por armiqësia e tyre tejkalonte çdo lloj standardi politik, ishim në një të tjetër terren. Dhe kur kjo ndodhi dhe u bë ky bashkim, ç’do të bënin ata? Më ftuan mua në politikë sepse nuk funksiononte bashkëpunimi i tyre dhe ngulën këmbë të hyja në politikë që të mund të funksiononte ky bashkëpunim”.

 



3 Comments

  1. O Koco by…iri, qe nuk le tender pa marre per rruget e Tiranes e te tjera. Sa here kaloj me makine te bulevardi “Zogu I” te mallkoj me shpirt per ate masaker qe ke bere aty, qe na shkaterrove makinat e na demtove shtyllen kurrizore. Por ashtu sic ke shpirtin te zi, po ashtu keni dhe fatin familjarisht me ate grua e vajza baxhella. Po ti u ndave me Brixhilden para ca vitesh per te ndare pasurine marramendese qe te mos prekeshe nga penalitetet ligjore, se ishe per te ta sekuestruar mor hajdut ordiner. Ne vend qe te mbyllesh ate hale e te mos flasesh me se nuk te duron as familja jote rrezik e jo me populli, ti vazhdon na ben moral, thua se nuk i njohim njerezit qe lavderon. Por mos u bej merak se jua tha dhe Lu sot qe sa te krijohet SPAK do e shihni ju ish-politikanet dhe politikanet qe i moret edhe shpirtin ketij populli te varfer e te urte. Dhe Lu nuk flet kot, ti e di mire. Ai ka nje list te zeze me emrat e atyre qe ambasada amerikane ju ka mohu vizen dhe vajtjen ne Amerik. Kalimi i vetingut nuk do te thot kalim i testit per nderkombetaret. Ata i njohin mir njerezit e gjyqsorit dhe faren tuaj. Keta te huajt me siguri bejne cudi se si populli nuk ngrihet t’ju zhduke me gjithe keto gjera qe keni bere ndaj tij.

  2. Rilindja qenka cudia me e madhe. Babai ben lanet djalin. Po i hapen petet lakrorit. Miqte e ngushte qe u bene armiq, dhe tani do rrojme e do degjojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *