• |
ide | kryesore

Shiten të gjitha biletat e koncertit të Ermal Metës

Paparazzi, Slider



“Deri tre vjet më parë duke shkruar në dhomën time e gjithë kjo ishte e paimagjinueshme , nuk më duket e mundur se është e vërtetë”.

E gjithë kjo për Ermal Metën, është një sukses i merituar, ku u shitën të gjitha biletat për koncertin e tij në “Mediolanum Forum” të Assago, Itali, ku kantautori jo shumë herë nuk e fshehu emocionin.

Njëzetë e tetë këngë në të cilat përshkoi karrierën e tij si dhe një ribashkim i La Fame di Camilla dhe shumë të ftuar’ nga Antonello Venditti tek Elisa, nga Jarabe de Palo dhe natyrisht Fabrizio Moro.

Mes njerëzve fshihen fansa si Ambra Angiolini dhe Francesca Michielin. Mes dueteve, këngëve dhe hiteve të vjetra vjen momenti i falënderimit për “herë të parë” të tij në Forum, për muzikantët, për shtëpinë diskografike “Mescal” që besoi tek ai, ndaj miqve dhe natyrisht për publikun, “pa ju do të isha askush”.

Kantautori italian Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të “Sanremo”-s, ku në edicionin e këtij viti fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.

Ermal Meta 13 vite më parë u largua nga Shqipëria për në Itali. Ai ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet “Umano” (2016) dhe “Vietato morire” (2017) dhe “Non abbiamo armi”, (2018) . Ai ka rrëmbyer edhe çmimin “MTV Europe Music Awards”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *