• |
ide | kryesore

Leo Dicaprio: I jam mirënjohës Martin Scorses

Paparazzi, Slider



Leonardo Di Caprio ka bërë plot 5 filma me me Martin Scorsesen deri më sot, kështu që nuk është çudi të dëgjohen vetëm fjalë të mira nga aktori fitues i çmimit Oscar për bashkëpunëtorin e tij ikonik.

Teksa prezantoi Scorsesen në inaugurimin e çmimit Robert Osborne në festivalin e filmit TCM Classic Film Festival (nga Entertainment Weekly), DiCaprio shpjegoi se si puna e tij me regjizorin e bëri të kuptojë rëndësinë e vërtetë të filmit dhe të film-bërjes.

“Si një aktor i ri, me qëndrimin pranë tij përgjatë proçesit kreativ të të bërit një film, zbulova se njëlloj si një pikturë, skulpturë, muzikë apo teatër, filmi është po aq esencial, relevant, dhe në fakt, forma më integrale e artit e kohës,” u shpreh Di Caprio. “Jam ndjerë sikur mund t’a zotëroja me të vërtetë termin “artist” duke punuar përkrah tij”.

DiCaprio vijoi duke shpjeguar se “asnjëri nuk është më i ditur, më i dedikuar, ose tërheq më shumë frymëzim nga arti i filmit se sa Scorsese. Nuk ka pothuajse asnjë aspekt të jetës së tij kreative apo personale, ku ai mos t’i referohet historisë së filmit,” tha aktori.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *