• |
ide | kryesore

Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

Lajme, Të fundit



Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu”, tha Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.

“T’u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese”, tha Bashkim Fino, raporton Report TV.

“Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit”, tha nga ana tjetër Ulsi Manja.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, tha ndërkohë se ligji i ri duhet t’u japë fund avokatëve të korruptuar:

“Duhet t’u japim fund avokatëve që zvarrisin gjyqet, dhe atyre që janë të korruptuar”.

Ministrja kërkoi që Komisioni i Ligjeve, përmes ligjit të ri të japë më shumë kontroll shtetëror mbi Dhomën e Avokatisë.



2 Comments

  1. Hahahhaa as si avokat thot. Ata jan per burg jo per pun. E dim ne dhe ata vet se cfar krimesh kan ber. Kan shume krime mbi supe. Dhe nese shpetojn vetem me largim nga puna te falenderojn zotin.

  2. Vendim shume i drejte ashtu si thote dhe e verteta ato jave per burg por duhet te behet veting edhe per ato avokate qe kane qene ish sigurimsa dhe kane qene vetem nderlidhes per ti dhene parate ketyre kriminele gjygjtare tipik Ben HEKANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *