• |
ide | kryesore

“Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim”/ Gjokutaj: Prokurorët vijnë në gjyq si në bar kafe

Lajme, Të fundit



Avokati i kryedemokratit Sali Berisha Genc Gjokutaj ka deklaruar se ky gjykim nuk ka barazi. Duke folur pwr mediat, Gjokutaj ka deklaruar se prokurorët vijnë në gjykatë si në bar kafe sepse mungojnë gjyqtarët.

Gjithashtu ai u shpreh se Berisha, me paraqitjen e tij një ditë më parë në SPAK, ka rrëzuar të gjithë alibinë se i shmanget drejtësisë.

“Mbi bazën e autorizimit të marrë nga Kuvendi, ne, brenda afatit ligjor e ankimuam këtë vendim. Së pari, ai vendim është marrë pa u shqyrtuar, kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykatë ishte në dijeni të depozitimit në Postë të kërkesës sonë. Sigurisht që kjo e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm. Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet, por Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën për administrimin e konstatimit të gjykatës së shkallës së parë për qenien tonë brenda afatit. Është një shkelje e rëndë proceduriale që sjell pavlefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e shtyu për nesër. Prokurorët sot mbajtën një qëndrim… Ne folëm dy orë e gjysmë, ata kishin tre minuta kontestim. I qëndruan kërkesës së tyre. Dje thoshin nuk paraqitet, sot thoshin është vepra e rëndë. Pra, një qëndrim variabël i tyre. Ne presim vendimin. Vendimi për të mos e administruar sot dosjen e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka është një shkelje shumë e rëndë e kësaj gjykate, e gjykatës së Apelit, çka përbën një përgjegjësi të madhe për gjyqtaren e çështjes, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet në gjërësi, në objektivitet, në mënyrë të gjithanshme nëse nuk administrohen të gjitha provat, faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vlefshmërinë ose të jot ë vendimit të shkallës së parë. Gjithsesi ne do të presim nesër në orën 9 kur të bëhet shpallja e vendimit,” tha Gjokutaj.



5 Comments

  1. “Nuk arrij të kuptoj se ç’lidhje ka ish-kryeministri me pronat. Ai duhet të përgjigjet për vrasjet që janë bërë në ’97-tën. Duhet të përgjigjet për ato vrasje edhe për ato të 21 janarit, ca lidhje ka ai me pronat e me Partizanin. Ai kafshë ka vrarë motra dhe vëllezër në ’97-tën. Ça lidhje ka ai t’i kërkojë llogari SPAK-ut. Ai duhet të jetë i kënaqur që të rrijë arrest shtëpie pasi meriton çdo gjë”.

  2. Atë në 97 e 21 Janarin e bënë ish sigurimsat e enveristët!!
    Kush kryeministër i bën autogol vetes?
    Dhe më e keqja është që kishin dhe Amerikën majtiste nga prapa.

    1. E re Gimi… Gjejn Saliun ata sigurimsat. Dhe ja bejn.
      Ca faji ka Saliu. Qe ja fusin ata.
      Ai thjesht kryeminister ka qen.
      Edhe po erdhi prap Salaiu. Po ja futen prap. Ai nuk ka faj.

  3. Ky eshte avokati me i pa-afte ne qarkullim, ne vend te beje avokature, ben politike.
    E mori ne qafe non-graten e shkret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *