• |
ide | kryesore

Aksion i madh anti-drogë në Greqi, 5 shqiptarë në pranga

Lajme



Një aksion i madh i policisë greke çoi në prangosjen e 19 trafikantëve droge, mes të cilëve kishte edhe 5 shqiptarë.

 

Operacionet e koordinuara të policisë u zhvilluan njëkohësisht në Janinë, Rodhos dhe Athinë.

Dhjetë persona u arrestuan në Janinë. Kjo organizatë trafikonte kokainë dhe hashash. Policia greke bën me dije se organizata ishte e ndarë në dy grupe por udhëheqës kishte një të përbashkët. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik dhe nuk është specifikuar roli i tyre.

Autoritetet njoftojnë se organizata nuk trafikonte sasi të mëdha, megjithatë të ardhurat nga aktiviteti kriminal ishin të larta. Sipas përllogaritjeve, fitimet e organizatës kapin vlerën e gjysmë milioni Euro, raportojnë mediat greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *